Greqi - Qeveria greke nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit e TAP-it në Athinë e cila përcakton kornizën se si projekti do të operohet në të gjithë territorin helen. Konsorciumi “Shah Deniz II” e rezervave më të mëdha të gazit në Azerbajxhan ka zgjedhur Gazsjellësin Trans Adriatik Pipeline ku së bashku me Nabucco West ishin dy projektet garuese mes tyre, për të transportuar gazin nga Deti Kaspik drejt Europës.
Projekti reflekton një shtytje të Bashkimit Evropian për alternativa ndaj importeve të gazit rus dhe pritet të fillojë furnizimin në 2019. Projekti i gazsjellësit TAP prej 800 kilometrash është parashikuar të nisë me transportimin e 10 miliardë metër kub gaz në vit nga Azerbaxhani në Europë. TAP pritet të krijojë të paktën 2.000 vende pune në Greqinë e zhytur në borxhe ku qeveritarët po përpiqen për të sjellë investime në vend.
"Unë besoj se kjo do të sjellë punë në vendin tonë. Greqia do të bëhet një shpërndarës i energjisë për rajonin", tha ministri i Financave, Janis Sturnaras pas nënshkrimit. "Ajo krijon një bazë të qëndrueshme për investitorët për të investuar rreth 1.5 miliard euro në Greqi", tha Drejtori Menaxhues i TAP –it Kjetil Tungland.
Më shumë se 15 kompani kanë paraqitur kërkesën e tyre për furnizim me gaz natyror është shprehur një përfaqësues i konsorciumit Shah Deniz-it. Evropa është në kërkim të gazit azerbajxhanas për të lehtësuar varësinë e saj nga furnizimet ruse, të cilat aktualisht përbëjnë rreth 30 për qind të të gjitha importeve të gazit të BE-së. Kjo shifër rritet në gati 100 për qind në disa shtete të BE-së, të tilla si Bullgaria dhe Lituania.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Projekti do të krijojë 2 mijë vende pune