Greqia nis dëbimin e refugjatëve
 për në Turqi, tensione në Kios

Greqia ka nisur dëbimin e emigrantëve  që kanë mbërritur javët e fundit në ishullin grek Lesbos për në Turqi. Në bazë të marrëveshjes  mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian, për lehtësimin e krizës së emigracionit, 202 emigrantët e parë u shoqëruan nga policia greke për në brigjet turke.
 
Gjatë dëbimit të emigrantëve, nuk kanë munguar tensionet në afërsi të ishullit Kios, ku refugjatët kanë kundërshtuar dëbimin.
 
Emigrantët janë shoqëruar nga Agjencia e BE për kontrollin e kufirit Frontex sipas së cilës 136 emigrantë janë nisur nga Lesbos dhe 66 nga ishulli Kios, shumica e të cilëve nga Pakistani.

refugjatet

refugjatet

refugjatet
 
Marrëveshja e BE-së me Turqinë për kthimin e emigrantëve është cilësuar si e rrezikshme nga Amnesty International. “Kjo është dita më e vështirë për të drejtat e refugjatëve”, deklaron Giorgos Kosmopoulos nga Amnesty International.
 
Në bazë të marrëveshjes, emigrantët që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Greqi pritet të kthehen mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil, ose nëse apeli i tyre refuzohet. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati