AFP raporton 4 emrat e përfolur të aftë të ngjallin besim jashtë vendit me karrierat e tyre ndërkombëtare të cilët, sipas mediave greke të ditës së sotme, mund të zëvendësojnë Jorgos Papandreun në krye të qeverisë greke.
Vasilios Skuris: 63 vjeç, pedagog i së drejtës, i cili drejton Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian me seli në Luksemburg që prej tetorit 2003. Me titullin Doktor në drejtësi ai jep mësim në Universitetin e Hamburgut, në Gjermani. I afërt me ministrin aktual grek të Financave, Evangjelos Venizelos, ai ka lindur, ashtu si ai, në Selanik, në veri të vendit dhe, njëlloj si ai, është specialist i të drejtës ndërkombëtare. Ai ka qenë deri tani ministër në dy qeveri tranzicioni, në 1989 dhe 1996.
Lukas Papademos: 64 vjeç, ish-guvernator i Bankës së Greqisë (1994-2002) post nga ku ai kontribuoi në futjen e Greqisë në euro, më tej zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane përkrah Jean-Claude Trichet (2002-2010), ky profesor në ekonomi i konsideruar si motor intelektual i institucionit të Frankfurtit, aktualisht pedagot në Harvard (Shtetet e Bashkuara) për një kurs me temë "kriza financiare globale: përgjigje dhe sfida".
Panajotis Rumeliotis: 64 vjeç, ekonomist, pedagog, përfaqësuesi grek në FMN. Lindur në 1947, me titull Doktor në Ekonomi ai punon në universitetin e Parisit II. de Paris II dhe ka mbajtur deri tani disa portofole ministrore në vitet '80, në qeverisjen e socialistit Andreas Papandreu, babai i kryeministrit të deritanishëm Jorgos Papandreu. Edhe pse njohës i mirë i çështjeve evropiane, emri i tij është përfshirë në atë kohë në çështjen e bujshme politiko-financiare të quajtur "skandali Koskotas" nga emri i një bankieri të dyshimtë.
Nikiforos Diamanduros: 69 vjeç, Profesor i shkencave politike, Mediator evropian që prej 1 prillit 2003, i afërt me ish-ministrin socialist Kostas Simitis (1996-2004). Është diplomuar në Shtetet e Bashkuara në universitetin Indiana University, Columbia. Ai thekson se puna e tij e mediatorit e ndihmon vetëm "të bindë", ai nuk mund të detyrojë" dhe mund të përdorë "procedura më elastike se sa do të bënte një gjykatë".
Ora 10:00- MARRËVESHJE PAPANDREU-SAMARAS, GJATË DITËS
Një burim nga qeveria, i ka thënë AFP-së se kryeministri në largim, Jorgos Papandreu, dhe rivali i tij konservator, Antonis Samaras, ranë dakord të krijojnë dhe njoftojnë "gjatë ditës" qeverinë e re, për të cilën po negociojnë që prej tri ditësh. "Ka një marrëveshje mbi ecurinë, që parashikon se Papandreu do të shkojë në orët e para të pasdites tek kryetari i Shtetit, që do të thërrasë më pas një takim të shefave të partive politike, gjatë të cilit do të konstatohet marrëveshja dhe do të njoftohet përbërja e qeverisë së re", raporton AFP.
Ora 8:00- PAPADEMUS, NDOSHTA JO KANDIDATURA E VETME
Partitë po shikojnë dhe për emra të tjerë për postin e kryeministrit, kanë bërë të ditur mbrëmë burime nga partia socialiste dhe parita konservatore.“Kandidatura e Papademus, ka hasur problem tek të dyja partitë”- citohet të ketë thënë një burim anonym për agjencinë e lajmeve Reuters. Në media përfliten dhe emrat e kryetarit të parlamentit, Filippos Petsalnikos dhe të deputetit të PASOK Pasok Apostolos Kaklamanis, por të dy ata e kanë mohuar.