ATHINE-Greqia nuk do të bllokojë aspiratat e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

"Greqia nuk do t'i thotë 'Jo' askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj" tha një burim i afërt me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për gazetën greke Kathimerini.

Analistët grekë thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë në mënyrë strikte marrëveshjen e Prespës.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet, por mbetet për t'u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor.

Lajmi ne mediet greke