Greqia operacion "fshesa"
për emigrantët, s'i mbajmë dot

Greqia operacion për emigrantët, s'i mbajmë dot">
ATHINE- Qeveria greke paralajmëron operacionin “Fshesa” për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm dhe rikthimin e tyre në vendet ku kanë ardhur. Nga ky operacion rrezikojnë dhe emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi pa dokumente.

Operacioni është paralajmëruar nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis ( ne anglisht Michalis Chrysochoidis) në fillim të javës së kaluar gjatë një takimi me liderin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, të cilin e informoi lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe përballimin e kriminalitetit.

"Vendi duhet të mbrohet nga krimi, i cili në mënyrë konstante po rritet dhe po krijon problem të madh për sigurinë” citohet ti ketë thënë Hrisohoidis, kreut të Demokracisë së re. Ai ka shtuar se “Emigracioni ilegal është një shqetësim i madh për këtë dhe Greqia ka nevojë për 'një spastrim nga emigracioni ilegal'. ( Shenimi yne: në Anglisht deklarata e ministrit është «defuse the bomb of immigration.")- raporton gazeta greke Ekathimerini më 20 mars 2012.

“Fushata e spastrimit nga cdo veprimtari apo aktivitet i paligjshëm do të nisë në Athinë” - sqaron ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, duke marrë dhe mbështetjen e Antonis Samaras. Hrisohoidi është ulur në postin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, në fillim të këtij muaji pas dorëheqjes së Kristofor Papoutsis.

MBAJTJA E EMIGRANTEVE KUSHTON SHUME
“Me krizën ekonomike dhe borxhin e madh me të cilën përballet, Greqia nuk mund të përballojë dhe kujdesen e afro 130 mijë emigrantëve ekonomikë ilegalë që hyjnë cdo vit. Kjo padrejtësisht rëndon sistemin e mirëqenies sociale, strukturat shëndetësore publike, rendit publik dhe sigurisë, si dhe sigurinë kombëtare të vendit."- Fox news, citon të ketë thënë të enjten e kaluar Hrisohoidi.

PROTESTA PER KAMPIN E RI TE EMIGRANTEVE
Qeveria planifikon ngritjen e një kampi për për pritjen e rreth 1.000 emigrantëve të paligjshëm pranë qytetit Kozani, 40 km larg kufirit me Shqipërinë. Kampi do të ngrihet në territorin e një reparti ushtarak dhe do të ruhet nga policia greke. Vendimi ka hasur kundërshtimin e banorëve të zonës. “Duan të krijojnë një ferr. Nuk mund të shohim njerëz që vuajnë poshtë diellit që në verë arrin në 40 gradë Celcius” deklaron Theoklitos Lotis, zëvendës kryetari i Voio, zonë pranë vendit ku do të ndërtohet qendra e emigrantëve.
Zyrtarët lolakë të Neapoli zona ku do ndërtohet qendra, thonë se sistemi i kanalizimit të ujërave të zeza është projektuar për një numër shumë të vogël banorësh dhe nuk do të jetë në gjendje për të përballuar, duke krijuar një rrezik për shëndetin. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se qendra do të krijojnë vende pune për banorët lokalë.

(ne foto nje femije ecen prane nje muri ku shkruhet "Jo emigranteve ilegale", në Neapoli, zona ku pritet të ndertohet nje qender per strehimin e perkohshem te emigranteve ilegale, 23 mars 2012 )
(s.gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim