Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias vijon që të paralajmërojnë Shqipërinë se minoriteti është kusht për integrimin në BE.
 
“Hapja e negociatave për anëtarësim është e lidhur me respektimin e të drejtave të pronësisë.
 
Çështjet e pronësisë së minoritetit grek duhet të zgjidhen menjëherë. Kjo çështje mbështetet edhe nga BE dhe SHBA
” deklaroi ai.
 
Nikos Kotzias kërkoi që të respektohet minoriteti grek, referuar përplasjeve që kanë ndodhur në Himarë në muajt e verës pas miratimit të planit rregullues që prek disa banesa.
 
Kjo nuk është hera e parë që Greqia kërcënon se kusht për integrimin është minoriteti. 


dy.b/shqiptarja.com