Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe për të protestuar kundër një pakete të re të masave shtrënguese që pritet të miratohet këtë fundjavë nga Parlamenti me kërkesë të kreditorëve të vendit.
Paketa e re e shtrëngimeve është kërkuar nga huadhënësit e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të vendit. Sindikatat kryesore si ato publike apo private bënë thirrje për këtë grevë të përgjithshme.
Punonjësit e transportit hekurudhor dhe mjekët janë gjithashtu pjesë e grevistëve, ndërsa të përditshmet mungonin në kioskat e shitjes, në vijim të një greve të gazetarëve të nisur një ditë më parë.
“Do të kundërpërgjigjemi ndaj masave shtrënguese represive, varfërisë dhe skamjes… një herë e përgjithmonë do të përballemi me kërkesat absurde nga ana e kreditorëve BE-FMN”, deklaroi sindikata kryesore e sektorit privat.
Protestuesit prej muajsh përballen vazhdimisht me forcat e policisë. Javën e shkuar demonstruesit me aftësi të kufizuar protestuan kundra qeverisë e cila shkurtoi pensionet e tyre.
Nga ana tjetër kryeministri Tsipras uron të arrijë një marrëveshje në fund të këtij të cilat do të ndihmonin Greqinë ti rikthehet tregut europian që prej vitit 2014.
[gallery]20072[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO