“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”, tha ai. U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia. Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj.
Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, por Turqia po heton mbi rrethanat e vërteta.