ATHINË- Grekët presin sot formimin e qeverisë së re të koalicionit, e cila do ta udhëheqë vendin deri në shkurt të 2012-s. Lideri i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Antonis Samaras, dhe kryeministri i dorëhequr Papandreu vazhdojnë të diskutojnë sot rreth detajeve për qeverinë e përkohshme të unitetit, detyra kryesore e së cilës do të jetë miratimi dhe zbatimi i një ndihme ndërkombëtare të financave me qëllim nxjerrjen e Greqisë nga kriza e borxheve.
Ndërkohë që ministri i Financave, Evangelos Venizelos dekaroi se zgjedhjet e parakohshme janë parashikuar për në 19 shkurt.
Emri i përfolur për postin e kryeministrit është Lucas Papadimos, ish-zv.drejtor i Bankës Europiane Qendrore, pranë PASOK-ut. Duket se dy liderët kanë rënë dakord për emrin, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë ndryshime në momentin e fundit.
Emri i kreut të ri të ekzekutivit grek pritet të bëhet i ditur sot pas njoftimit për qeverinë e re. Sipas gazetave greke, në qeverinë e re do të bëjnë pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat aktualë: ministri i Financave, Evangelos Venizelos, dhe ish-komisioneri Europian për Ambientin, Stavros Dimas.
Ndihma e re e Bashkimit Evropian parasheh dhënien e 130 miliardë eurove si hua dhe mbështetjen e bankave të vendit.
Si një lloj “shpagimi” për këtë, grekët duhet të zbatojnë masa të shtrënguara dhe të ashpra financiare-të papëlqyera në opinionin publik të shtetit.
(s.g/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.8%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11