“Himara e Vorioepirit”. Është identifikuar kështu vendlindja e një shqiptareje, Ermioni Bringut, të cilën Shoqata e familjarëve të të rënëve në luftën e 1940-1941 e ka nderuar me një çmim në aktikvitetin e saj patriotik dhe të dekoruar edhe nga presidenti grek Karolios Papulias.
Znj. Ermioni Bringu, në shtëpinë e saj në Himarë ka varret e disa ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, për të cilët ajo është kujdesur deri vonë, ndërkohë që zyrtarët e lartë grekë dhe kreu i shtetit e kanë dekoruar për këtë kujdes të treguar. Me rastin e dekorimit të Bringut në faqen zyrtare të Presidencës është hedhur biseda mes presidentit Papulias dhe asaj. Në hyrje të bisedimit thuhej që Presidenti ka dekoruar zonjën Ermioni Bringu nga Himara e Vorio-Epirit. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare e më saktë Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar që etiketimi i Himarës me emrin “Himara e Vorio-Epirit” duhet të hiqet menjëherë nga faqja zyrtare e Presidentit të Greqisë, Karolios Papulias.
Shqetësimi për këtë incident i është përcjellë zyrtarisht Greqisë, përmes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko. Ai u takua sot me ambasadorin grek në Tiranë, Rokanas ku i kërkoi “heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Republikës së Greqisë, mbasi ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut”.
Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë menjëherë autoritet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)