"Greqia", Rama: S’dua të mendoj
se Meta ka axhendë politike

se Meta ka axhendë politike
">
Në një intervistë të dhënë sot në Prishtinë për Klan Kosovën, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paketën e marrëveshjes që pritet të arrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sër çështjesh.

Përpara nisjes zyrtare të negociatave, MEPJ i ka kërkuar presidentit Ilir Meta plotfuqinë dhe ky i fundit ka nisur konsultat përpara se të japë pëlqimin e tij.

Në mënyrë indirekte, Rama iu është drejtuar Metës duke thënë se nuk dëshiron të mendojë se presidenti i republikës mund të ketë ndonjë axhendë politike për ta dëmtuar këtë proces.

Pjesë nga intervista e Ramës me gazetarin Baton Haxhiu:

 “Ne kemi një moment të artë për ta finalizuar atë për çka palët janë dakordësuar. Palët janë dakordësuar që të ketë një marrëveshje të re. Kjo do të thotë që jemi një hap nga finalizimi i një marrëveshje historike, që përfundimisht përcakton sovranitetin e Shqipërisë mbi territoret e veta dhe që mbyll një kapitull kur problemet e së shkuarës bëheshin probleme të së ardhmes”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëveshja për detin me Greqinë është afër finalizimit, pasi palët janë dakordësuar që të ketë një akord të ri, që përfundimisht do të përcaktonte sovranitetin e Shqipërisë mbi territoret e veta.

Ai ka mohuar se ky proces ishte i ngjashëm me atë të demarkimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ndërsa ka qenë i ashpër me opozitën shqiptare, duke theksuar se bisedimet me Greqinë po bëhen për të kthyer atë që u humb kur opozita e sotme ishte në pushtet.

“Nuk është e njëjta gjë(me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi). Përkundrazi. Është diçka krejt e ndryshme. Ne jemi në një situatë ngërçi prej disa vitesh me Greqinë, si pasojë e një marrëveshje të vendosur mes dy qeverive të shkuara nga të dy shtetet, që është konsideruar anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me arsyetimin se me atë marrëveshje është cenuar integriteti territorial i Shqipërisë”.

“Pala greke për një periudhë relativisht të gjatë nuk ka dashur të dëgjojë për këtë gjë. Nëse nuk gabohem, ka qenë viti 2015, kur pasi pala greke ka hapur procedurë tenderimi dhe lidhje kontrate me dy kompani për shpime në zonën naftëmbajtëse, ne kemi kërkuar pezullimin e menjëhershëm të këtij procesi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ky ka qenë momenti kur pala greke filloi të reflektonte”.

“Ne kemi bërë një proces të vështirë, me tension të ngritur, sepse nuk kemi pranuar të heshtim përballë këtij problemi serioz, që ka të bëjë me integritetin territorial të Shqipërisë, për të drejtat e çamëve, për ligjin e luftës. Ne nuk jemi gati të mbyllim syrin për një gjë, apo ta lëmë të kalojë një gjë tjetër. Marrëveshja e re nuk do të jetë përsëritje e marrëveshjes së vjetër”.

“Po të ishte për të humbur më shumë se ç’humbëm me marrëveshjen e vjetër, ne nuk do t’i hynim kësaj përpjekje. Ne e kemi bërë këtë gjë për të marrë mbrapsht atë që humbëm me marrëveshjen e vitit 2009. Nuk e kërkuan grekët rishikimin e marrëveshjes. Nuk e kanë ata kusht rishikimin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve”.

“Nuk mendoj që presidenti refuzon, por se ai ka gjithë të drejtën e vet që ta qëmtojë këtë proces, i cili vjen në jetë pas një rezultati që ishte absolutisht i padenjë për qeverinë e mëparshme dhe i dëmshëm për Shqipërinë. Nuk dua të mendoj se presidenti është përfshirë në agjendë politike, për ta dëmtuar këtë proces. Përkundrazi, besoj se presidenti do që të jetë i qartë dhe i saktë”.

“Ne kemi një moment të artë për ta finalizuar atë për çka palët janë dakordësuar. Palët janë dakordësuar që të ketë një marrëveshje të re. Kjo do të thotë që jemi një hap nga finalizimi i një marrëveshje historike, që përfundimisht përcakton sovranitetin e Shqipërisë mbi territoret e veta dhe që mbyll një kapitull kur problemet e së shkuarës bëheshin probleme të së ardhmes”./Klan Kosova

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024