NEW YORK – Greqia rrezikon të ulet në gradë e të kalojë nga një vend i zhvilluar në një “vend në zhvillim”, bëri të ditur MSCI, një kompani ndërkombëtare me qendër në New York që merret me vlerësimet ekonomike. Ky klasifikim i ri ekonomisë helene do të bënte Greqinë shtetin e parë anëtar të Bashkimit Europian që kalon nga një vend i avancuar në një vend në zhvillim.
Indeksi financiar i Greqisë, që përfshin vetëm dy kompani, është “strukturalisht jo më në linjë me përmasat e kërkuara nga Tregjet e Zhvilluara”, tha MSCI e cituar nga agjencia Bloomberg. Ky indeks ka humbur rreth 93% të vlerës në pesë vitet e fundit, që kur për vendin ballkanik filluan problemet e para ekonomike.
“Tregu tashmë e ka ndarë mendjen rreth aksioneve greke”, thotë Michael Shaoul që kryeson kompaninë Marketfield Asset Managmement. “Në një farë kuptimi, nevojitet një kategori e re më vete: tregje të zhvilluara të shkatërruara”, shtoi ai jo pa ironi.
Greqia fitoi statusin e vendit të zhvilluar në vitin 2001.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com