ATHINE- Greqia rrezikon në këto momente që të ngelet pa qeverinë e koalicionit. Shkaku ka nisur nga mbyllja arbitrare e Radiotelevizionit grek “ERT”, por arsyet janë edhe më të thella.
 
Dy partitë e majta, të cilat mbështesin “Demokracinë e Re” të kryeministrit konservator, Antonis Samaras, kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe pakënaqësi të mëdha nga mënyra e ushtrimit të pushtetit nga “Demokracia e Re”, e cila duket se vazhdon të qeverisë si qeveri njëpartiake dhe jo si pjesë përbërëse e koalicionit.
 
Sonte në mbrëmje ishte takimi i tretë i radhës ndërmjet tre liderëve politikë të partive, ku veç çështjes së mbylljes së “ERT”, do të diskutoheshin të gjitha çështjet e bashkëqeverisjes.
 
Duket se në takimin e sotëm nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe i gjithë takimi ka qenë një triller i vërtetë, gjë që është dukur në largimin e dy liderëve të partive të majta nga kryeministria dhe thirrjen urgjente të grupeve të tyre parlamentare.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)