Greqi - Kryeministri grek, Antonis Samaras, do të takohet në mbasdite vonë me aleatët e koalicionit mbi vendimin e tij për mbylljen e transmetuesit kombëtar ERT. Partnerët e koalicionit qevërisës janë të zemëruar në lidhje me vendimin e papritur javën e kaluar.

Ndërkohë Gjykata e Apelit gjithashtu do të vendosë nëse mbyllja e ERT-së ishte e ligjshme. Samaras thotë se do të krijohet një organizëm radioteleviziv modern – publik brenda disa javësh dhe personeli do të jetë më i reduktuar.

Por, kjo ide është hedhur poshtë nga partnerët e tij të koalicionit, të cilët kërkojnë që sinjali i ERT-së të rivendoset.
Analistët e politikës thonë se nëse nuk do të jepet një zgjidhje për këtë masë e cila ka lëkundur politikën e brishtë greke, atëherë me shumë mundësi, në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)