ATHINË - Zëvendësministri i jashtëm i Greqisë, D. Kurkulas, i cili në bashkëpunim të ngushtë me ministrin e jashtëm grek, E. Venizelos, kanë paraqitur prioritetet e presidencës greke të BE, e cila fillon në janar të vitit të ardhshëm, në një intervistë për gazetën "Elefterotipia" kanë shtjelluar të gjitha ato politika, të cilat sipas tij do të ndikojnë për mirë në zhvillimin dhe prograsin e BE dhe të vendeve të saj anëtare, por edhe për atë që ai e konsideron se Greqia do të përfitojë nga e gjithë kjo situatë, sidomos për zonat e kërkimeve të burimeve energjetike, gazsjellësin TAP, si edhe çështjen e dëmshpërblimeve gjermane të Luftës së Dytë Botërore.
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Kurkulas në intervistë, duke iu referuar Shqipërisë, ka deklaruar se " Shpresa ime është që të gjitha vendet e rajonit dhe pas një kushti tepër të rreptë të përshtatjes e bindjes me kriteret e integrimit, do të kenë shansin që të bëhen anëtare të barabarta të BE. Të gjitha vendet Ballkanike duhet të hyjnë në Bashkimin Eurpian, por Shqipëria duhet të izolojë të gjitha ato forca nacionaliste e regresive, të cilat pengojnë integrimin e saj... Hyrja në familjen evropiane kërkon respekt për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre".
I pyetur për politikat që do ndjekë Greqia në krye të presidencës së BE gjatë 6 muajve të parë të 2014, zëvendësministri grek siguron se “Greqia tradicionalisht mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Po zhvillohet një proces i vazhdueshëm për harmonizimin gradual të politikave dhe institucioneve të Ballkanit Perëndimor me kushtet e kërkesat evropiane”.
D. Kurkulis pohon se në janar të vitit 2014, në fillimin e Presidencës greke, do të fillojnë negociatat për pranimin e Serbisë, por shton se “shpresa është që në të ardhmen edhe vendet e tjera të rajonit, nën kushtin e rreptë të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit, do të kenë mundësi të bëhen anëtarë të barabartë në familjen evropiane”.
I pyetur se “Si do të ndikojnë incidentet e fundit të dhunshme në Përmet në perspektivën evropiane të Shqipërisë”, politikani grek deklaron: “Çfarë vlen për vendet e tjera, vlen edhe për Shqipërinë. Hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim me frymën e normave evropiane. Kjo përfshin respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Respekti për parimet e kulturës europiane është parakusht ligjor i nënkuptuar, por edhe i imponuar ligjërisht”.
Ai thekson se ngjarje të tilla si incidentet e fundit në Përmet janë të papranueshme. "Ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë dhe besoj se kjo është edhe dëshira e palës shqiptare", deklaron zyrtari i lartë grek, duke shprehur shpresën se “pala shqiptare do të jetë në gjendje për të izoluar ata që minojë marrëdhëniet dypalëshe dhe pengojnë integrimin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com