Greqia:Të ndërtohen dhe 8 mijë
varre të ushtarëve në Shqipëri

Greqia:Të ndërtohen dhe 8 mijë<br />varre të ushtarëve në Shqipëri
Përfaqësues të shtetit grek kërkojnë që në Shqipëri të ndërtohen edhe 8 mijë varre të ushtarëve grekë.
 
Kjo kërkesë adresuar shtetit shqiptar u bë gjatë aktivitetit të JO-së greke mbajtur në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve ‘40.
 
Në meshën e mbajtur nga kleri ortodoks grek, ishin të pranishëm ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, konsulli grek në Gjirokastër, familjarë të ushtarëve të rënë përfaqësues të lartë të partisë Agimi i Artë.
 
Ish-nënkryetari i Parlamentit grek, aktualisht Kreu i Shoqatës së Familjarëve të Ushtarëve Greke të rënë në luftë italo-greke,Jorgos Surrlas duke i’u referuar çështjes së mbetur pezull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e 8 mijë të rënëve në luftën Italo-Greke në Shqipëri tha se shpreson në një zgjidhje me qeverinë shqiptare.
 
"Shpresoj për plotësimin e kërkesave tona që i kemi përsëritur në adresë të qeverisë shqiptare.
 
Komiteti i përbashkët ndërshtetëror mes shtetit tonë dhe atij shqiptar që ka për qëllim zgjidhjen e kësaj cështjeje të bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 rifilloi nga puna dhe takimi i dytë u mbajt në Athinë para pak ditësh, shpreh bindjen se do celet rruga dhe gjendet zgjidhja e trajtimit të cështjes së mbledhjes së eshtrave të afro 8 mijë ushtarëve grekë që gjenden në territorin shqiptar, përvec varrezave që janë ngritur në Këlcyrë dhe Bularat" tha Jorgos  Surrlas Ish-nënkryetar i Parlamentit grek.
 
Kreu i Agimit të Artë për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha për Report Tv se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit.
 
"Nuk jemi dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të çamëve që janë kundër ndërtimit të varreve të reja ushtarëve tanë këtu dhe kjo nuk është e drejtë.
 
 Shqiptarët duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët.
 
Partia jonë Agimi i Artë, nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si cdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufijtë tanë dhe secili i respekton ato.
 
Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkëatdhetarët tanë këtu në jug të Shqipërisë, përgjithësisht sillen mirë por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre por besoj se janë në minorancë" tha ai.
 
Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste.
 
Në 28 tetor të 1940, që njihet si dita kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas, i tha “JO”, ultimatumit të Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës. 

Deklarata e grekëve pritet që të ngjallë sërish debat në të dy vendet, pasi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është shprehur më parë se "Të vdekurit janë njësoj kudo dhe se nëse nuk do lejohen ndërtimet e të rënëve të Çamërisë prej genocidit fashist grek të Napoleon Zervës në fund të Luftës së Dytë Botërore, asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri".

Edhe vizita e kryetarit të Kuvendit, Meta pak ditë më parë në Athinë riktheu debatet në opinionin publik dhe politik për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

[gallery]19390[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë