Rikthehen pensionet për të pasiguruarit nga data 1 qershor 2014 në bazë të Agjencisë Administrative Vergini. Në mënyrë të veçantë guvernatori i OGA-s, Ksenofon Verginis njoftoi përmes kanalit televiziv ANT1 kthimin e pensioneve për të pasiguruarit të moshës së vjetër, të cilët janë rreth 23,000.
Ndërprerja e pensioneve për moshën e tretë të pasiguruar erdhi si pasojë e ndryshimit të ligjit, i cili ishte miratuar me kusht që të përfitojnë vetëm banorët që kanë mbi 20 vjet në Greqi dhe që nuk marrin ndonjë pension nga një vend tjetër.
Pensioni i paracaktuar 360 € përfshinte kryesisht emigrantët nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe minoritarët grekë nga Shqipëria.
Para 3 muajsh, u fol sërish për pensionet në fjalë, por mediat nuk kishin asnjë informacion nëse do të caktohej një qëndrim prej 10 apo 20 vitesh për të përfituar pensionin.
Z. Verginis thotë se edhe me zbatimin e kësaj rregulloreje, sërish kemi të njëjtin problem si atëherë:
A. Ose do të u themi gjyshërve vorioepiriotë të lënë shtëpitë e tyre për të plotësuar kriterin e viteve të kërkuara.
B. Ose do të pezullohen grupmosha që ndërkohë marrin pension në Shqipëri.
Pra ky ligj duhet rishikuar edhe një herë, për një zgjidhje më të mirë ku sigurisht të përfitojnë vetëm ato që e meritojnë.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarë.com)
/Shqiptarja.com