Greqia zbulon varre antike gjigande,
shumë të rëndësishëm

Qeveria Greke ka raportuar se arkeologët kanë zbuluar një varr antik shumë të madh, i dalluar nga dy sfinksët dhe muret me afreske që datojnë që prej viteve 300-325 p.k., në rajonin Maqedonas në veri të vendit.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm pasi i përket epokës së hershme Helenistike. Megjithatë zyrtarë nga Minsitria e Kulturës thotë se ende nuk kanë gjetur të dhëna që të vërtetojnë një lidhje mes varrit gjigand dhe Aleksandrit të Madh, i cili ka vdekur rreth asaj periudhë pas një fushate ushtarake të paprecedentë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Veri-Lindje të Afrikës. Zyrtarët thanë se zona e Amfipolis, në afërsi të Selanikut, rezulton të jetë grumbulli më i madh i varreve të zbuluara ndonjëherë në Greqi.

Gërmimet kanë filluar që në vitin 2012-të dhe arkeologët thonë se vetëm në fund të muajit do mund të futen brenda tij për të zbuluar sesi është ndërtuar dhe çfarë përmban. Sfinksët në hyrje të varrit mendohet se luajnë rolin e rojave, të vendosur në cepat e hyrjes rreth 4.5 metra të gjërë, të pikturuara në të dy anët me afreske.

Edhe vetë kryeministri Grek, Antonis Samarsa e ka konsideruar këtë zbulim si shumë domethënës, pasi ky varr antik është një mozaik unik në historinë Greke.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet