TIRANE- Hajdutët në Tiranë nuk kursejnë as këngëtaren Greta Koçi. Hajdutët i kanë thyer xhamin e makinës, prej nga kanë marrë portofolin e këngëtares 21 vjeçare, kasetofonin e makinës dhe një aparat që shërben për orientimin e rrugëve. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se automjeti tip "Chevrolet" ndodhej i parkuar në ambjentet e garazhit, kur ka ndodhur grabitja.

Mësohet se kanë qënë dy persona, të cilët i kanë shpëtuar syrit të rojes dhe kanë mundur të hyjnë në ambjentet e poshtme të parkingut. Sapo kanë hyrë, ata kanë grabitur duke u thyer xhamat tre automjete që ndodheshin të parkuara, ku mes të cilave ishte edhe ajo e këngëtares Greta Koçi. Pas marrjes së sendeve personale, hajdutët janë larguar duke mos u arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4, i cili mbulon dhe zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë që ka qënë njëri nga pronarët e automjeteve të dëmtuara që ka lajmëruar policinë lidhur me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë, policie e cila ka konstatuar se brenda në parking ishin grabitur dhe dy automjete të tjera, mes të cilave dhe makina që është në pronësi të këngëtares Greta Koçi. Pas vënies në dijeni, mësohet se kjo e fundit ka bërë denoncim në komisariatin nr.4 me qëllim zbardhjen e autorëve të këtij krimi. Ky nuk është rasti i parë që këngëtarja Greta Koçi bie viktimë e hajdutëve, pasi disa kohë më parë asaj i vodhën dhe celularin. Edhe për këtë rast, këngëtarja ka bërë denoncim në polici, por në fakt asnjë person nuk është zbuluar.

Ndërsa për sa i përket personave të tjerë të njohur që kanë rënë preh e grabitësve janë prokurori Bilbil Mete, të cilin ja morrën makinën poshtë pallatit, Eneida Tarifa, të cilës ja grabitën telefonin, deputeti Marko Bello, të cilët i thyen xhamin e makinës duke i grabitur sendet personale etj. Në shumë raste këto vjedhje kanë mbetur pa autor, për shkak se dhe personat që i kryejnë ato, vijnë nga rrethet për të vjedhur në Tiranës.
(sg/eq/shqiptarja.com)