Të rinjve të Partisë Demokratike në protestën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar edhe këngëtarja Greta Koçi, një nga kandidatët e dorëhequra nga gara për kryetarin e FRPD-së.
 
Ashtu si të rinjtë e tjerë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, edhe Greta Koçi ka kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga qeveria. Teksa tha se ashtu si ajo, edhe Rama është artist, ajo shprehu dyshimin për “artistllikun” e kryeministrit. "Para së gjithash duhet të jemi njerës," u shpreh ajo.
 
Këngëtarja demokrate tha se situata në vend është e rëndë dhe të rinjve nuk u ka mbetur më asnjë vend. Sipas saj alternative e duhur është Partia Demokratike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)