Greta Koçi shpall fitoren në FRPD...
por zgjedhjet mbahen pas 1 muaji!

Greta Koçi shpall fitoren në FRPD...<br />por zgjedhjet mbahen pas 1 muaji!
TIRANE - Gara për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike duket se është e kotë pasi tashmë fituesi është zgjedhur! Të paktën kështu beson kandidatja për këtë post, këngëtarja e njohur Greta Koçi e cila ka shpallur fitoren.
 
Koçi ka postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një urim të koleges së saj këngëtare Soni Malaj e cila e uron përmes një videoje të shkurtër ”Greta të uroj suksese në garën për Forumin Rinor. Fitore, jam me ty!”
 
Por në shkrimin e saj që ka bërë për këtë video-mesazh, Greta Koçi duket se del bllof, duke lene te nenkuptuar se tashme fituesi eshte paracaktuar! Kur zgjedhjet për kreun e FRPD-së ende nuk janë zhvilluar Greta Koçi shkruan: Urimi për fitoren time në Krye të FRPD më ka ardhur dhe nga mikja ime Soni Malaj! Flm me zemër Soni”.
 
Zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike mbahen pas një muaji. 

greta koci soni malaj

Redakasia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!