Greta Thunberg, me megafon përpara Shtëpisë së Bardhë, bën thirrje për të vazhduar luftën

Greta Thunberg, me megafon përpara Shtëpisë së Bardhë, bën thirrje për të vazhduar luftën

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja, aktivistja suedeze Greta Thunberg, mori pjesë në një demonstratë të të rinjve, përpara Shtëpisë së Bardhë, për të mbrojtur klimën.

Demonstruesit organizuan një "zhdukje masive", duke simuluar vdekje nga ngrohja globale e shkaktuar nga emetimet e monoksidit të karbonit.

"Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për secilin prej jush, jam krenare për të gjithë ju. Ne jemi shumë, shumë më tepër sesa mendoja në fillim. Ne kurrë nuk do të ndalemi. Le të vazhdojmë të luftojmë"- tha Greta Thunberg  me një megafon në dorë.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ambientalistët e rinj po demonstronin, Presidenti Trump i dha një tjetër zgjedhje rregullave të mjedisit të paraqitura nga Barack Obama, duke revokuar një ligj të vitit 2015 të futur për të kufizuar ndotjen kimike pranë përrenjve, ligatinave dhe pasqyrave ujore. 

Kush është 16-vjeçarja e nominuar për çmimin Nobel për Paqe?

Greta Thunberg, është një nxënëse suedeze që ka frymëzuar një lëvizje ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike, ajo është nominuar si kandidate për të marrë çmimin Nobel për Paqen e këtij viti.

Adoleshentja suedeze, me sindromën Asperger, e cila në faqen e saj të Twitter përshkruan veten si “një aktiviste të çështjes së klimës, nisi për herë të parë një grevë përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar.

Që atëherë, ajo ka humbur mësimet për të organizuar protestat e saj të rregullta. Ajo mori  vëmendje ndërkombëtare pas fjalimit në bisedimet e Klimës së OKB në Poloni në dhjetor dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?