Tenton të vetëvaret grevisti Merush Asllanaj, 46 vjeç, në ditën e tetë të grevës së urisë. Mungesa e përgjigjeve zyrtare për këkresat e tyre ka ccuar drejt këtij veprimi. Ndërkohë që nga ana e Bashkisë Kamëz, pranohet se nuk ka fonde për zgjidhjen përfundimtarë të 140 familjeve që u përmbytën nga reshjet e fundit.
Në ditën e tetë të grevës, njëri nga grevistët tenton vetëvarjen. Merush Asllanaj, gjatë orëve të mengjesit ka tentuar të vetëvaret në mjediset e grevës, ku të pranishëm kanë qenë edhe të mitur. Mungesa e një përgjigjeje nga ana e instancave përkatëse ka shtyrë 46 vjeçarin drejt këtij veprimi. Ndërkohë që grevistët e tjerë shprehen se janë të zhgënjyer nga mungesa e reagimit.
Administrator i njësisë administrative Paskuqan, Faik Sula, sqaron për mikrofonin e Report Tv, se kërkesat e grevistëve për strehim janë të parealizueshme nga ana e bashkisë. Për këtë, kërkohet zgjidhje nga ana e ministrive të linjës.
Ndërkohë që nga ministria e brendshme bëhet e ditur se zgjidhja që ata do të ofrojnë do t'ju komunikohet menjëherë grevistëve.
Aktualisht në grevë kanë mbetur vetëm disa, pasi kushtet shëndetësore të grevistëve i kanë detyruar ata ti drejtohen spitalit. Ndërkohë që edhe e jashtëligjshme, sërish në mjediset e grevës vazhdojnë të qëndorjë fëmijë të vegjël .
[gallery]19985[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO