Doganierët grekë në grevë, bllokohet kalimi i të gjithë mjeteve në pikat e kalimit kufitar më 2-4 prill

Një protestë e doganierëve grekë nga data 2 prill deri më 4 prill do të sjellë bllokim të kalimit në pikat kufitare Shqipëri-Greqi. Kalimi është i bllokuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi ndalohet të kalojnë gjatë kësaj kohe në këto pika të kalimit kufitar.

Përjashtime do të ketë vetëm për qytetarët që kalojnë këmbësor dhe pa bagazhe, ashtu si edhe rastet për emergjenca shëndetësore.

"Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore", ka njoftuar Ministria e Jashtme Greke. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Pikat e kalimit kufitar me Greqinë të mbyllura më 2-4 prill, gazetari Guri: Asnjë makinë nuk lejohet të kalojë, vetëm këmbësorët ose rastet emergjence

Gazetari shqiptar në Greqi, Edmond Guri ka folur në Report Tv për grevën e doganierëve grekë. Guri theksoi se asnjë mjet nuk do të lejohet të futet në Greqi, për shkak të kësaj greve në datat 2 prill deri më 4 prill.

Sipas Gurit, doganierët kërkojnë nga këto greva paga më të larta, kushte më të mira pune si edhe shtim personeli. Guri shpjegoi se kalimi i këmbësorëve do të lejohet normalisht, si edhe rastet e urgjencës.

“Është njoftuar nga Unioni i Doganierëve grekë, për të gjitha pikat kufitare për një grevë. Do lejohen të kalohen vetëm këmbësorët që hyjnë apo dalin dhe rastet e emergjencë, që janë të sëmurët. Greva fokusohet tek automjetet, kalimi i këmbësorëve do zhvillohet normalisht. Vetëm doganierët janë në grevë.

Nëse dikush niset nga Shqipëria në Greqi nuk do të lejohet të futet dhe anasjelltas dalja nga Greqia në Shqipëri. Vetëm qytetarët që kanë leje qëndrimi apo me vizë 3 mujore, kanë të drejtë të futen me këmbë dhe jo me mjet.

Ishte paralajmëruar më herët çështja e doganierëve grekë. Kërkojnë përmirësim të kushteve të punës rritje rroge dhe shtim personeli”, u shpreh Guri në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar