Rama thirrje: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët, por jo me ultimatume! Naftëtarët: Hajde negociojmë këtu, duam zgjidhje konkrete

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar. Rama tha se qeveria është duke punuar që problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa u bën thirrje naftëtarëve që 'këtë hall të përbashkët' ta zgjidhin me dialog dhe jo me ultimatume dhe  presioni.

Rama nuk ka kursyes as sulmet për opozitën, i cili shprehet se ata që shkaktuar këtë problem me dhënien me koncesion të rafinerisë tek privati, të mos bëjë tani ikur u qan hallin naftëtarëve, pasi ishin ata që shkaktuar këtë problem.

"U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!", shkruan Rama në Twitter.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i naftëtarëve për thirrjen e kryeministrit duke thënë se ai është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar dhe gjetur një zgjidhje. Naftëtarët thanë se nuk do e ndërpresin grevën e urisë deri sa të firmosen dokumenti dhe të zgjidhet halli i tyre.  

"Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë. Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime? Kryeministri të vijë është i mirëpritur. Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim  nga greva e urisë", tha njëri nga naftëtarët.

Naftëtarët e Ballshit prej 22 ditësh ndodhen në grevë urie, ku fillimisht ishin burrat naftëtarë që qëndruan për 17 ditë në grevë uri, ndërsa më pas u zëvendësuar nga gratë naftëtare , të cilat sot ndodhen në ditën e 5 të grevës së urisë. Naftëtarët kërkojnë rrogat e tyre të prapambetura dhe nisjen e punës së rafinerisë, ndwrsa nga ana tjetër kryeministri Rama u ka bërë thirrje disa herë që të dalin nga greva pasi qeveria po punon për zgjidhjen e problemit të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Nuk besojmë më tek Kryeministri, nga greva dalim vetëm nëse marrim paratë (VIDEO)

Gratë naftëtare kanë reaguar pas thirrjes së Ramës, i cili u kërkoi që të dalin nga greva në mënyrë që të negociojnë. Gratë naftëtare kanë thënë se nuk e besojnë më kryeministrin Rama dhe nuk do të dalin nga greva nëse paratë e prapambetura nuk u hidhen në bankë. Ato shprehen se kanë një vit që protestojnë dhe nuk kanë pasur asgjë konkrete, prandaj nuk besojnë asnjeri. Më tej thonë se nuk duan t'ia dinë për partitë, as të majta as të djathta, por vetëm duan zgjidhjen e problemit të tyre.

"Nuk besojmë më tek kryeministri, ka ardhur në uzinë me Gjiknurin na ka premtuar lekët, ka 3 vjet. Fëmijët nuk jetojnë me mashtrime. Vetëm lekët të na i hedh në bankë, vetëm kjo na nxjerr nga greva. Ka tre vjet e gjysëm, ku i ka lekët? Është bërë i pabesueshëm, me gënjeshta e me mashtrime, nuk rrojnë fëmijët tanë. Ata duan bukë ujë e drita. Po jetojmë si në mesjetë. Nga greva dalim vetëm nëse lekët na futen në bankë. Nuk ka pse hyn në negociata ai, për çfarë. Ne e kemi bërë të ditur që duam rrogat dhe rifillimin e punës. Kjo është nuk duam të dimë për partitë, as për të majtën, as për të djathtën. Kur kam fëmijën tim pa bukë, nuk dua t'ia di për fëmijët e deputetëve që i kanë xhepat plot. Është mashtrim i radhës për të dalë ne nga greva, nuk besojmë më njeri.  Është ultimatum, se jemi pa bukë. Fëmijët i kemi nxjerrë nga shkolla. Po kërkojmë gjakun tonë, se i kemi marrë me gjak ato lekë në uzinë. 

Po nuk kaluan lekët në llogari bankare nuk dalim. Pastaj negociojmë se kemi edhe kërkesa të tjera, për fillimin e punës. Po nuk kaluan lekët në llogari ne nuk negociojmë. Ne kemi një vit që protestojmë dhe asgjë konkrete. Nuk jemi përdorur nga politika, mos të hedhin baltë", deklaroi njëra nga naftëtaret. 

Ora 11:21
Rama thirrje për të dalë nga greva dhe uljen në bisedime, naftëtarët: Kryeministri të vij këtu të negociojmë, nuk dalim nga greva pa u zgjidhur halli ynë (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen jashtë ambienteve ku po kryhet greva e urisë, i kanë kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili u bëri thirrje që të lënë grevën dhe të ulen për të negociuar.

Naftëtarët thanë se kryeministri është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar me ta, por që nuk do të dalin nga greva deri në momentin që do të ketë një zgjidhje konkrete për hallin e tyre, të pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës në Ballsh.

"Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë.

Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime. Kryeministri të vijë është i mirëpritur.

Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim m nga greva e urisë", tha njëri nga mbështetësit e naftëtarët.

Ndërkohë që një naftëtar tjetër ka thënë se nëse nuk do të marrin një zgjidhje konkrete nuk kanë ndërmend që ta ndërpresin grevën e urisë.

"Jemi shumë të indinjuar nga gjendja e grave që ndodhen në grevën e urisë. Është rasti i dytë në Evropë nga '97 që kërkojnë të drejtat. Pse duhet të presë unë ca thotë kryeministri ndërkohë që ne jemi pa bukë. Këto janë nëna, kanë lënë fëmijët, burrat dhe janë futur në grevë për bukën e gojës.  Mallaksatra po vuan për bukë, të urdhërojë bujrëm në Ballsh, të na japë rrogat e prapambetura, të na japë zgjidhje.  Ai në kabinetin e tij ka më shumë femra, të na sjellë Ballukun  Le të vijë kryeministri të na japë lekët e prapambetura. Ti japë zgjidhje emergjencës tonë", tha një tjetër naftëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 19/10/2020 18:19

    O bandill kryeminister,ti shkon ne çdo halè e gjiris duke na kukuris,dalldis si sqepmurriz dhe nuk begenis te shkosh e shihesh sy me sy me keta njeres qe ju kane pasuruar prej 30 vitesh ju kane trashur vithet e pushtetareve 30 vjeçarë. Harram,harram nje mije here harram çte ka dhene deri tani per ty dhe puseten e rilindjes. Harram ty dhe pasardhesve te tu biologjike dhe jo biologjike! Mosmirnjohes,ANTIHUMANE!

    Përgjigju
  • Flori: 19/10/2020 15:46

    Nuk ke cfate negocion o rama po shtetezo uzinen e ballshit dhe fushat e naftes te bankersit,,vetem kjo eshte zgjidhja....bankersin perzere nga shqiperia...

    Përgjigju
  • Une &Ti: 19/10/2020 13:36

    Po te jete ashtu si mendoni ju, at’here perse vijne kompanite(4-5) fantazme e shfrytezojne 1 vite dhe zhduken.. nuk paguajne as pagat e puntoreve pa mire per te tjerat..!! Per sa I perket teknologjise sigurisht qe po avancon por ne jemi shume vite akoma larg..!!

    Përgjigju
  • Une: 19/10/2020 11:43

    Ore e kuptoni qe nafta ka mbaruar? Ka rene cmimi shume dhe nuk ka te cmendur te hedh para ne uzinen e Ballshit. Eshte budallek ti thuash shtetit hajde hap uzinen per ne.Sot bota po ndjek te tjera energjine e paster. Me mire do ishte qe qeveria te bente nje per ritrajnim falas te ketyre punetoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë