Greva për reformën e pensioneve, Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
Kryeminstrja franceze, Elisabeth Borne dhe Macron
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi më 20 mars, në kohën institucionet po përballen me kritika për shkak të reformës kundërthënëse për pensione.
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të shtyrë përpara projektligjin, pa pasur nevojë për votim. Që kur kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar, mijëra persona kanë protestuar në Francë.
Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe të ekstremit të djathtë, Tubimi kombëtar. Debati parlamentar do të mbahet më vonë gjatë të hënës. Nëse kalojnë mocionet e mosbesimit, atëherë presidenti Emmanuel Macron, nuk rrezikon që të shkarkohet, por Qeveria rrezikon të bie. Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja.
Nëse nuk kalojnë mocionet, atëherë projektligji do të rrisë moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. Macron ka argumentuar se popullsia e vjetër e Francës bën që skema aktuale e pensioneve e shtetit të jetë e papërballueshme. Por, këtë mendim nuk e ndajnë të gjitha grupet parlamentare. Aleatët e Macronit janë pakicë në Dhomën e Ulët të Asamblesë Kombëtare, por që të kalojnë mocionet, atëherë e gjithë opozita duhet të bashkohet. Partia Republikane e Francës ka 61 ulëse, dhe javën e kaluar lideri i kësaj partie, Erci Ciotti, tha se nuk do të mbështesë mocionet. Por, një zyrtar i lartë i kësaj partie tha se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë. Franca përveç protestave është përballur edhe me greva të punëtorëve të cilat pritet të vazhdojnë nëse rritet mosha e pensionimit./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
44.6%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4097
Lajme të tjera
-
Britania dhe Franca: SHBA-ja duhet të vendosë për dërgimin e avionëve në Ukrainë
17 Maj, 17:18
-
I dënuar për korrupsion, ish presidenti francez humb gjyqin në ‘Apel’: Jam i pafajshëm, do e çoj në Gjykatë të Lartë
17 Maj, 15:31
-
Macron e siguron Zelenskyn: Ne do t'i stërvisim kampionët ukrainas
15 Maj, 22:35
-
Në Ditën e Punëtorëve, protesta masive në Francë! Demonstruesit përleshen me policinë, 291 të arrestuar, 108 policë të plagosur
2 Maj, 07:52
-
VIDEO/ Përplasje masive dhe 50 të rrëzuar, 4 çiklistë përfundojnë në spital! Anulohet gara
1 Maj, 11:12
-
VIDEO/ Vjedhje spektakolare në mes të Parisit, grabitësit bastisin dyqanin ‘Bulgari'! Marrin bizhuteri me vlerë miliona euro
1 Maj, 09:12
-
Opinion/ Macron braktis konsensin e Evropës
30 Prill, 09:21
-
Protestuesit francezë nuk ndalen, sulmojnë me vezë e tenxhere Macron
21 Prill, 09:09
-
Francezët kundër rritjes së moshës së pensionit, Macron përballet për herë të parë me protestuesit e revoltuar
20 Prill, 07:42
-
SHBA, Franca, Izraeli: Pse janë zhytur në krizë 3 modele të demokracisë
18 Prill, 11:14
-
Pas 3 muajsh protesta, Këshilli Kushtetues i Francës miraton reformën për pensionet! Rritet mosha e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç
14 Prill, 18:31
-
Protesta kundër rritjes së moshës për pensionet, mijëra protestues në Francë mbushin rrugët një ditë para se të merret vendimi
13 Prill, 20:20