TIRANË – Kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e Administratës Publike, Nertila Qafëzezi, dha sot një konferencë për shtyp jashtë grevës së urisë, duke deklaruar se ne nuk do të vetëvritemi si Brunilda Meka, por kemi zgjedhur të kërkojmë të drejtat tona nëpërmjet grevës së urisë.

Qafëzezi e vazhdoi fjalën e saj duke lexuar dokumentat e shkarkimit nga puna të disa punonjësve të administratës, me emrat e tyre dhe të drejtorëve që i kishin shkarkuar.

Më kryesor ajo përmendi shkarkimin nga detyra me urdhër të kryeministrit, të Nilo Kuneshkës – kryetarit të Njësisë Kombëtare Bërthamore dhe emërimin në atë pozicion, të Fatos Klosit. “Kjo është shkresa më e bukur,”- tha ironikisht Qafëzezi.

Më pas, ajo përmendi disa raste shkarkimesh në institucione të tjera me argumentin “ristrukturim”, si  atë të Meri Matës- inxhinjere në Divizionin Teknik të ANTA-s, larguar nga puna nga zonja Belinda Balluku; një tjetër lirim nga detyra me urdhër të drejtorit Armand Halebi, që sipas Qafëzezit, “janë rilindasit e rinj që kanë bërë një masakër në administratë”; një tjetër lirim nga detyra prej drejtorit të Postës, Ardit Çelës dhe Drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Artan Didit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)