TIRANE-Studiuesi Grid Rroji, i cili së bashku me ish-studentin e Lëvizjes së Dhjetorit, Shenasi Rama, kanë themeluar lëvizjen ‘‘Bleta Shqiptare’’, i bën një skaner krizës politike, duke theksuar se vendi është marrë peng nga forcat politiko-mafioze, ndërsa shqiptarët janë shndërruar në skllevër të tyre.
Në një intervistë për Tirana Today, Rroji vë në dukje se e gjithë përplasja politike midis opozitës dhe mazhorancës bëhet për interesa qartësisht politike dhe aspak për interesin e shqiptarëve.
Ndërsa, shpjegon se asnjëra palë nuk është e interesuar për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve evropiane, por vetëm për të përfituar nga torta e pushtetit dhe për të mbrojtur atë çfarë kanë përfituar në kurriz së qytetarëve shqiptarë.
"Situata është aty ku e kanë çuar palët e parisë së Tiranës dhe fatkeqësisht përplasja që po vjen ishtë e pritshme. Kërkesat që bëhen nga çadra dhe përgjigjet që vijnë nga Kryeministria, por edhe konflikti jo aq i heshtur Rama-Meta, nuk janë për të gjetur zgjidhje më të mira për qeverisjen e shqiptarëve apo për zgjedhje të lira. A nuk e bënë Edi Rama dhe Sali Berisha bashkë Kodin Zgjedhor më 2008-ën për të kontrolluar procesin dhe mbi të gjitha pjesën kyçe të numërimit? A nuk janë këta të gjithë pa përjashtim që i blejnë votat me nga një thes miell? Si mund të përmirësojë zgjedhjet një qeveri teknike, kur asnjëra nga zgjedhjet pas 1992 nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por thjesht “më të mira apo më të këqija se të mëparshmet”? Asnjë shqiptar nuk i beson këto dokrra. Pra, zgjedhjet janë thjesht një pretekst që ka gjetur Sali Berisha për të treguar forcën, duke e ditur se Rama nuk mundet t’ia plotësojë kërkesat pa treguar dobësi. Dhe dobësia në kontekstin e klaneve mafioze është e njëjtë me vdekjen politike".
Sipas Rrojit, Berisha ngriti Çadrën se iu thirr i biri në komision parlamentar
"Më konkretisht, Sali Berisha ndjehet i kërcënuar tek familja dhe, menjëherë, pasi iu thirr i biri në komision parlamentar, ngriti çadrën. Megjithëse kishte dhënë garanci për mosprekjen e interesave të Familjes Berisha, me marrëveshjen e 1 Prillit, Edi Rama po luan me forcën e pushtetit për t’i ngrënë kokën familjeve të tjera mafioze".
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com