Grida Duma rikthehet në PD 5 muaj
pas humbjes së zgjedhjeve lokale
Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është rikthyer zyrtarisht si pjesë aktive e jetës politike të partisë më të madhe të opozitës.
TIRANE- Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është rikthyer zyrtarisht si pjesë aktive e jetës politike të partisë më të madhe të opozitës. Dalja e saj dje në një konferencë për mediat, është e para pas zgjedhjeve vendore. Duma pati një shkëputje 5-mujore nga PD, pasi dalja e saj e fundit për mediat, është ajo e datës 24 qershor, 3 ditë pas zgjedhjeve vendore, kur pranoi humbjen në garën për Bashkinë e Durrësit.
Prej atëherë, kandidatja demokrate u distancua nga jeta partiake si dhe shkëputi çdo komunikim me mediat. Pavarësisht pritshmërive të demokratëve, Grida Duma humbi përballë rivalit socialist, Vangjush Dako, me një diferencë prej 13 720 vota. Sipas ndarjes së re territoriale, në bazë të të cilës u zhvilluan zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Duma mori 46 284 vota, kundrejt 56 004 vota që shkuan për Dakon, i cili u rikonfirmua për herë të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit.
Por, ky rezultat zhgënjyes për Partinë Demokratike, edhe pse kishte në garë një prej figurave të saj më të vlerësuara në sondazhet para zgjedhore, studiuese dhe akademike e shkëlqyer dhe njëkohësisht me një reputacion pozitiv, nuk është pengues për karrierën e Grida Dumës, që ajo të vazhdojë të jetë pjesë esenciale e Partisë Demokratike. Dhe jo pa qëllim, kryetari demokrat, Lulzim Basha pat deklaruar se sesioni i ri politik, do të jetë edhe periudha e rikthimeve në PD, përfshirë edhe ata të cilët humbën në 21 qershor.
Deklarata Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se është i vetmi në botë që s’ka mbajtur as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Sipas saj, ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq. “Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.
Edi Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij”, u shpreh Duma. Ajo e akuzoi kryeministrin edhe si kopjac të programit të Bashës për biznesin e vogël.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 04 Nentor 2015Redaksia Online(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00