'Griezmann do na vërë në vështirësi', Reja: Ja çfarë do bëjmë kundër Francës
Konferenca për shtyp e Edy Rejas për ndeshjen me Francën
Francë- Nesër Shqipëria luan përballë kampionave të botës në Saint Denis të Parisit dhe Edy Reja tregon një pjesë të planit të ti jpër këtë sfidë. Në konferencën e sotme për shtyp në Francë, tekniku italian theksoi se lojtari i cili do ta vendosë në vështirësi është Griezmann, pasi sipas Rejas ai mund të të vendosë në vështirësi nga hiçi.
"Franca ka shumë cilësi. Një prej tyre, Griezmann është futbollist i cili shfrytëzon çdo hapësirë dhe mund të na vendosë në vështirësi dhe nga hiçi. Lojtarët e mi duhet të bëjnë sa më pak gabime dhe t'i lënë sa më pak hapësira lojtarëve kundërshtarë. Do të na duhet të dyfishojmë markimin. Shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim. Po ashtu duhet t'i rrëmbejmë topin sa më shpejt. Ne e dimë që do të jetë e vështirë por do mundohemi të dalim me pikë."- tha trajneri Reja.
Përsa i përket kolegut të tij tek Franca, Edy Reja u shpreh se trajnerin e 'Gjelave', Didier Deschamps e ka mik.
"Për Deschamps kam respekt pasi e kam mik. Unë e di që ai do të dojë që lojën ta bëjë skuadra e tij, jo sipas taktikave të mia. Jam i sigurt se ai nuk do të rrezikojë me lojtarët e tij, por do të kërkojë një ekuilibër në lojë. Ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe shfrytëzojnë hapësirat e ngushta."- shtoi Reja.
Kombëtarja shqiptare e futbollist nesër luan përballë Francës, në stadiumin kombëtar të gjelave. Ndeshja është e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2020. Franca ndodhet në vendin e parë në grupin H me 9 pikë ku ndan kreun bashkë me Turqinë dhe Islandën ndërsa Shqipëria në vend të 4-t me 6 pikë. Hera e fundit kur dy skuadrat janë ndeshur, ka qenë në Europianin 2016 ku Franca mposhti Shqipërinë në Stade de Marseille me dy gola në fund të Antoine Griezmann dhe Dimitri Payet. Por para Europianit, Shqipëria i barazoi 'Gjelat' në Rennes në 2014 ndërsa i mundën në Elbasan Arena me një gol të Kaçës në 2015.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
21 Nëntor, 16:38
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
17 Nëntor, 22:30
-
Rraklli në Report TV për ndeshjen me Çekinë: Të kalojmë të parët në avantazh dhe të vrasim ndeshjen! Ata luajnë për barazim, Silvinjon e këshilloj që...
15 Nëntor, 19:52
-
VIDEO/ Tension në Paris, përplasje mes tifozëve të Francës dhe Izraelit
15 Nëntor, 08:59
-
Francë/ Prokuroria në Paris kërkon dënimin me 5 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për Marine Le Pen
14 Nëntor, 14:23
-
Trump emëroi Marco Rubio në krye të diplomacisë, Hasani bën reagimin e parë nga Shqipëria: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet midis dy vendeve!
14 Nëntor, 11:44
-
Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia
14 Nëntor, 10:05