BRITANI E MADHE- Një shtëpi me kanabis prej vlerë prej 92 mijë paundësh u bastis nga policia pasi një oficer vuri re se grilat e dritareve të pronës po lëviznin vazhdimisht, ndërsa për këtë është arrestuar një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ronaldo Tafa, i cili rezultonte se nuk ka pasur më parë precedentë penal,raportojnë mediat britanike.
"Gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pajisjet e përdorura për të ndihmuar në rritjen e të korrave", tha prokurorja Chloe Hudson në Gjykatën e Kurorës së Leeds. 20-vjeçari pranoi krimin nëpërmjet lidhjes video nga HMP Doncaster ku mbahej në paraburgim.
Tafa ishte larguar nga vendi i tij një vit më parë dhe kishte jetuar në Francë përpara se të dërgohej ilegalisht në Angli.
Ai tha se familja e tij kishte mbledhur para për të paguar trafikantët, ai u dërgua në shtëpinë në Leeds dhe iu tregua se si të kujdesej për prodhimin e kanabisit. 20-vjeçari tha se nuk kishte marrë asnjë pagesë, por priste t'i merte disa para disa ditë më vonë. Gjykatësi e dënoi të riun shqiptar me 26 muaj burg.