Gripi i tipit A po qarkullon në të gjithë vendin. Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku thotë se për shkak të prezencës së dy viruseve, mund të ketë një përkeqësim të situatës në vend.
“Në ndryshim nga viti i kaluar që nuk ka patur fare grip, javën e fundit është evidentuar qarkullimi i gripit në disa rrethe të vendit. Janë vetëm disa raste por janë të shpërndara në disa rrethe të vendit çka flet për një qarkullim të gripit pothuajse në të gjithë vendin dhe kjo mund ta përkeqësojë në vazhdimësi situatën sepse kemi bashkëqarkullim edhe të virusit të Sars-Cov2 edhe të virusit të gripit”, tha Simaku.
Për të prekurit ndryshe nga fazat e para të Covid-19, tani sipas Simakut e kanë vështirë të bëjnë dallimin mes koronavirusit dhe gripit pasi simptomat janë thuajse të njëjta.
“Janë shumë të ngjashme me COVID vetëm se gripi nuk shkakton humbjen e shijes dhe të nuhatjes ndërsa simptomat e tjera janë pothuajse të njëjta dhe klinikisht faktikisht është e vështirë për ti dalluar”, u shpreh epidemiologu.
Të paktën për momentin, mjekët vazhdojnë të shohin vaksinën si të vetmen mundësi për tu lehtësuar nga COVID dhe nga gripi.
“I bëhet thirrje popullatës që përveçse vaksinimit të COVID të vaksinohen edhe ndaj gripit sepse vaksinave COVID të mbron vetëm nga COVID-i dhe vaksina e gripit të mbron vetëm nga gripi”, tha ai.
Megjithatë aktualisht nuk ka asnjë rast me grip që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas ekspertëve të dyja vaksinat ajo e gripit dhe COVID mund të kryhen njëkohësisht pasi nuk shkaktojnë asnjë problem.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Ndalohet shitja e mishit
28 Dhjetor 2024, 15:28
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor 2024, 09:36
-
Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur
12 Shtator 2024, 20:09
-
Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja
6 Gusht 2024, 15:11
-
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
8 Maj 2024, 20:02
-
ISHP kryen për herë të parë analiza të thella gjenetike për viruset respiratore
29 Mars 2024, 22:38
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars 2024, 16:00
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt 2024, 11:19
-
Specialisti i ISHP: Kanceri i gjirit dhe mushkërive më të përhapurit! Në rritje numri i meshkujve që preken nga tumoret
5 Shkurt 2024, 14:44
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar 2024, 15:22
-
Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln euro për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit
29 Janar 2024, 11:02