Gripi dhe Omicron boshatisin shkollat në Kukës, 200 mungesa në ditë! Në Vlorë 10% e stafit në shkolla të prekur me COVID

Janari ka shënuar një situatë të rënduar gripale në institucionet e arsimit në verilindje. Rreth 200 mungesa në ditë janë regjistruar në gjimnazin “Havzi Nela”, shkollë kjo me 1100 nxënës.

"Dje kishim 103 mungesa, sot kemi 187 mungesa, por javën e parë të janarit kemi pasur edhe më shumë 290 mungesa në ditë. Të gjitha këto mungesa janë pas komunikimit të prindërve më mësuesin kujdestar. Pozitiv me COVID për momentin kam një mësuese, një nxënës dhe një pastruese", Vjollca Gashi,Drejtore e Shkollës dhe nxënësit.

Si pasojë e mungesave të shumta dhe temperaturave të ulëta, mësimi është zhvilluar me orë të shkurtuara.

"Ka mungesa çdo ditë për shkak të gripit dhe virusit. Në klasa ka soba me dru, por nuk e ngroh si duhet. Është ftohtë shumë, temperaturat e ulëta", thanë nxënësit.

Gripi i stinës ka prekur edhe fëmijët e çerdheve dhe kopshteve.

"Ka pasur ulje të numrit të fëmijëve, por jo në mënyrë drastike", tha Zurie Lita, drejtoreshë e Arsimit Parashkollor.

Ndërsa në pediatrin e spitalit të Kukësit vazhdojnë të trajtohen një numër i madh i fëmijëve të prekur nga Omicron dhe gripi i stinës.

Në shkollat e Vlorës varianti i ri i COVID-19 ka prekur 10 për qind të stafeve mësimore. Po kështu shifrat njohin rritje edhe në radhët e nxënësve.

"Situata ka ardhur duke u rënduar disi që nga fillimi i këtij viti na janë raportuar 250 fëmijë të prekur ose me shenja të Covid-19 dhe 125 mësues me COVID, nga 120 mësues që kemi në total", tha drejtorja e zyrës arsimore Vlorë Alma Bakiu.

Epidemiologut Agron Bashllari tha se kryhen 300 testime në ditë, ku 1/3 rezultojnë pozitivë.

"Kemi konstatuar rritje të sëmundshmërisë Covid-19 më shumë persona që kërkojnë të bëjnë teste. mesatarisht 300 në ditë 1/3 e tyre rezultojnë pozitiv. Rrufe teshtima temperaturë dhe dobësi muskulare. Janë janar dhe shkurt qarkullim edhe viruset gripale. Përderisa janë sëmundje moshat shkollore dhe personat aktiv në punë, por edhe moshat e mëdha, sëmundshmëri të rritur të COVID dhe grip", u shpreh Bashllari.

Me gjithë shtimin e rasteve, qytetarët në Vlorë lëvizin të shkujdesur, ku shihet qartë se nuk ruhet distanca dhe as mbajtja e maskave.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë