DURRES-Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen 'Veliera'. Seanca e planifikuar për ditën e sotme është shtyrë për shkak se njëri nga anëtarët e trupit gjykues ishte sëmurë me grip. Gjyqtarja Klodiana Mezini kishte paraqitur raport mjekësor.

Kjo ishte seanca e nëntë, ndërsa e radhës për çështjen 'Veliera' do të mbahet më 31 janar.  Seanca herën e fundit në datë 9 janar u shty, pasi gjykata kërkoi informacion mbi seriozitetin e shoqatës “Menv group” të Shoqërisë Civile që është edhe pala mbrojtëse dhe çfarë statusi ka.

Tashmë në seancën e radhës pritet të merret vendimi final për fatin e investimit 6 mln euro të Bashkisë Durrës. Ambientalistët kundërshtojnë projektin Veliera në Durrës për shkak se sipas tyre punimet zhvillohen në një zonë të mbrojtur. 

 

 

 

d.b/shqiptarja.com