Gripi i keq alarmon Britaninë, në spitale më shumë se Covid-i

Gripi i keq alarmon Britaninë, në spitale më shumë se Covid-i

Foto ilustruese

Sistemi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë, është alarmuar për shpërthimin më të keq të gripit në vite pasi shtrimet në spital u rritën me 40% brenda një jave.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i njerëzve që janë shtruar në spital me grip  ka tejkaluar ata me koronavirus.

Sipas shifrave të NHS shkalla e shtrimeve për grip ishte 6.8 për 100,000 njerëz në javën deri më 11 dhjetor,  ndërsa për të njëjtën javë ishte 6,6 për 100,000 për koronavirus.

Spitalet janë në gatishmëri të plotë pasi shtrimet në spital të gripit janë rritur më shumë se tetë herë më shumë se sa pritej në këtë periudhë të vitit.

Sipas vlerësimeve, ky mund të jetë shpërthimi më i madh që nga viti 2017/18, kur vdiqën 30,000 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale