Gripi i shpendëve/ Ministria ndalon shitjen e pulave në treg të hapur të paautorizuar, tregtarët në Sukth vijojnë të dalin: Kështu do falimentojmë, s’kemi pula të infektuar  

Gripi i shpendëve ka shfarosur qindra mijëra pula në pularitë e Durrësit, por duket se ende nuk ka mbërritur në fermat e pulave në fshatra. Që nga identifikimi i rastit të parë të pulave të infektuar me gripin e shpendëve H5N8.

Pas rasteve me gripin e shpendëve Ministria e Bujqësisë ndaloi shitjen e pulave në tregjet vendase, por pavarësisht kësaj, fermerët e pulave vazhdojnë tregtimin e pulave dhe deklarojnë se në fermat e tyre me 8000 pula, nuk kanë rastisur asnjë rast të pulave të infektuara.

“Unë tani ka 8 mijë zogj, i kam në Manëz të Durrësit. I kam me vaksina dhe me të gjitha certifikatat, nuk kam asnjë lloj problemi, nuk ka asnjë pulë të prekur”, tha tregtari i pulave Gëzim Lala

Megjithatë edhe pse nuk kanë pula të infektuara, tregtarët e Sukthit deklarojnë se situata e pularive ka ndikuar për keq dhe tek shitja e pulave të tyre, gjë e cila po i çon drejt falimentit.

Përpara kësaj situate një pulë shitej në vlerën 500 lekë të reja, ndërsa tani shiten në vlerën 400 lekë të reja dhe sërish numri i shitjes ka rënë ndjeshëm. Përpos kësaj situate, i mbivendoset dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë për pulat vlera e të cilave ka shkuar nga 65 lekë për kilogram, në 92 lekë për kilogram, praktikisht me këtë mbivendosje dhe uljen e çmimit me 100 lekë për pulë, tregtarët deklarojnë se jo vetëm që nuk fitojnë më, por janë drejt rrugës së falimentimit të sigurt.

“Ne na kanë pezulluara shitjet, nuk na japin letër veterinare me pretekstin e gripit të shpendëve. Ky grip ka rënë në pulari, ne jemi shumë larg. Ne pulat i kemi vetëm për t’i shitur për mish, jo për vezë dhe janë të gjitha të vaksinuara dhe të shëndetshme. Edhe pse çmimet janë rritur ne po i sheshim si më parë po dalim me humbje. Blejmë 82 lekë kg e ushqimit të pulave dhe nuk nxjerrim dot lekët. Kjo rënie e shitjeve ka ardhur për shkak të frikës së gripit të pulave, por ne i kemi të shëndetshme, kjo po na falimenton”, tha ai.

Pavarësisht situatës së krijuar në qytetin e Durrësit prej pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve, duket se ende tregtohen pula në tregjet e vendit çfarë është në mospërputhshmëri me situatën që paraqet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Edhe sot ministria e Bujqësisë, ku tha se janë kryer kontrolle në të gjithë vendin, duke shtuar se po bashkëpunohet edhe me pushtetin vendor për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Janë tre vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë dhe Dibër. Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar më shumë se një herë se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI