Gripi, mbyllen shkollat deri në
9 janar, pushim 1 nga prindërit

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë kanë vendosur mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave deri në datën 9 janar, për shkak të përhapjes së epidemisë së gripit. 

Ishte ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj që kërkoi mbylljen e institucioneve arsimore.

Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.
 
"Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017", thuhet në urdhrin e ministrit Ilir Beqaj.

vendimi i beqajt
(Urdhri i firmosur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj)

Ministria e Arsimit e konfirmon: Shkollat të mbyllura deri në 9 janar
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar urdhrin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për mbylljen e shkollave deri në datën 9 janar, për shkak të përhapjes së epidemisë së gripit. 

Njoftimi i MAS:
Bazuar ne njoftimin e Ministrise se Shendetsise per shkak te situates së renduar nga virusi i gripit në vend i cili vazhdon të jetë në rritje i favorizuar edhe nga kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 ("Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive" )sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, neni 26 i ligjit nr. 69/2012, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.

Gripi,KM:Me 4,5,6 janar pushim dhe prindërit me fëmijë të mitur
Pas masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Arsimit për mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave deri në datën 9 janar, për shkak të përhapjes së epidemisë së gripit edhe qeveria ka marrë një plan masash.
 
Sipas qeverisë datat 4,5,6 janar do të jenë ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Qeveria gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.

“Si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017. Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

gripi km

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat e mëposhtme për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:
 
- Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.
 
- Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.
 
- Të mos pështyhet në tokë.
 
- Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.
 
- Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.
 
- Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.
 
Masa të distancimit social
 
- Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.
 
- Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.
 
- Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.
 
Vaksinimi
 
- Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.
 
- Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.
 
- Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.
 
- Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
       - Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
       - Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
       - Persona që vuajnë nga diabeti;
       - Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
       - Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
       - Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
       - Persona me sëmundje tumorale;
       - Persona obezë;
       - Gra shtatëzëna;
       - Personel shëndetësor.
 
- ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.
 
Masa të tjera të kujdesit shëndetësor
 
- ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.
 
- ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.
 
- Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.
- Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë.


Redaksia Online
dy.b-l.q.Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati