Një ditë pas ndarjes nga jeta të 21-vjeçares Blerina Balla nga Librazhdi për shkak të një viroze, dy persona të tjerë janë shtruar gjatë mbrëmjes të së martës në urgjencën e spitalit rajonal të Librazhdit.

Të rinjtë e shtruar janë po nga i njëjti fshat i 21-vjeçares dhe kanë po të njëjta simptoma viroze gripi me ato të Blerina Ballës si temperaturë të lartë, të vjella dhe dhembje fyti.

Dy të afërmit, Flutura dhe Fatos Allkja përkatësisht 19 dhe 28 vjeç janë shtruar në pavijonin e infektivit të spitalit të Librazhdit, ndërsa kampionet e tyre u janë dorëzuar ekspertëve të ISHP-së të mbërritur në Librazhd për të ekzaminuar shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla. ah/Shqiptarja.com/