Gripi në prag! Shpërndahen vaksinat në qendra shëndetësore, mjekja në Fier: Diabetikët të mos neglizhojnë vaksinën e gripit sezonal

Në të gjitha qendrat shëndetësore të Fierit janë shpërndarë  27 mijë doza vaksine për gripin sezonal. Gjatë 10- ditëshit të parë të procesit vihet re interes i shtuar i popullatës në zonat rurale, por njëherazi dhe rënie e ndjeshme e interesit në qytet.

“Ka përdorim të mirë në krahasim të mirë në vitet e tjera, por nuk është sa duhet. Grupet tona kanë dalë në terren për të sensibilizuar popullatën që të vaksinohen para se të nisë sezoni i gripit”, tha shefja e Shërbimit Epidemiologjik në Fier, Anila Moci.

Moci thekson në intervistën për Report tv se sfidë mbetet ndërgjegjësimi i diabetikëve, të cilëve format e rënda të gripit mund tu kushtojnë edhe jetën.

“Është shumë e rëndësishme të përdoren vaksina e gripit tek diabetikët. Ata duhet të ndërgjegjësohen më tepër”, tha ajo.

Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë në mbarë vendin 280 mijë doza vaksine për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut.  Krahas vaksinës së gripit, javën e ardhshme pritet të vijnë dhe 5.800 doza anti-covid për nënvariantet e reja të omikronit si pjesë e planit përgatitor për grupet në risk. Vaksina e gripit dhe covid-it mund të aplikohet në të njëjtën ditë pranë të gjitha qendrave shëndetësore.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI