TIRANË – Pas alarmit të përhapur me shtimin e rasteve gripale në Librazhd ministria e shëndetësisë deklaron se në Shqipëri nuk ka epidemi. Drejtori i politikave, Pëllumb Pipero tha sot për gazetarët se bëhet fjalë për një virozë stinore, ndërsa bëri thirrje për të mos rënë pre të panikut.
“Situata epidemiologjike është e qetë, nuk kemi sëmundje infektive. Ka një rast humbje jete që është nën hetim mjekësor dhe ku po bëhet ekzaminimi i mëtejshëm. Mendohet për një infeksion bakterior, meningjit por duhet të priten analizat e ekspertëve” ka theksuar Pipero.
Në lidhje me dy rastet e tjera, motër e vëlla, po në Librazhd ku humbi jetën një 21 vjeçare Pipero ka bërë me dije se ata kanë dalë sot nga spitali.
“Vajza ishte me bajame të qelbëzuara dhe është kuruar e shëruar, kurse i vëllai në moshë më të rritur ka qenë më bark e të vjella dhe është stabilizuar. Nuk kemi raste të reja dhe që kanë lidhje shkakësore me rastin e parë”- tha ai, duke shtuar se deklaratat e ndryshme që kanë qarkulluar janë jo profesionale.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në MSH ka këshilluar që të gjitha vaksinimet të bëhen në kohën e duhur.
“Situata është jo vetëm e qetë, por edhe nën kontroll. Nuk ka vend për panik dhe për hamendësime, pasi jemi në situatë të virozave të stinës dhe qytetarët duhet të marrin masa për t`u mbrojtur nga gripi”, ka këshilluar Pipero.
/Shqiptarja.com