Gripi, shkollat mund të mbyllen
e javën tjetër, Beqaj:Ra epidemia

TIRANE-Sa i përket procesit mësimor, po shqyrtohet mundësia e shtyrjes së shkollës edhe me një javë tjetër.

Duke raportuar sot në zyrën  Operacionale te Situates në Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se do të shpërndahen 90 mijë doza vaksine dhe se po shikohet mundësia e shmangies së aktiviteteve kulturore për javën tjetër.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pranoi se vendi aktualisht është në situatë epidemie gripi por thotë se ka ardhur më shpejt se ishte parashikuar.



Gjithashtu ai deklaroi se drejtuesve të spitaleve u është kërkuar që të shmangin sa të mundin operacionet e planifikuara si dhe shtrimet.

 “Ka disa ditë që është kapërcyer pragu i epidemisë. Situatë që e kemi ndjekur që javën e parë të dhjetorit dhe masat i kemi marrë që në atë moment, por ajo që kemi vënë re këtë vit, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë, është se intensiteti i lartë nisi 4- 6 javë më shpejt seç filloi të paktën dekadën e fundit.
Që në datën 20 dhjetor Shërbimi Parësor i Tiranës shërbeu dhe të dielën dhe ditët e festave. Shërbimi parësor në qytete dhe spitale rajonale do të punojnë dhe të dielën. Që sot ka një rënie të fluksit në spitale pasi ka nisur punën Shërbimi parësor i qytetarëve dhe mund të zgjidhë rastet e lehta dhe të mesme.
Dje janë shpërndarë rreth 61 mijë doza, flakonë, vaksina gripi sot nis shpërndarja e pjesës tjetër. Janë rreth 90 mijë doza. Vaksinat mund të bëhen edhe pati pasi e bëjnë sëmundjen më të lehtë. Këshillohet për persona të moshës mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë: Me diabetë, zemër, me veshka etj, dhe që gripi mund tua rëndojë situatën.
Kemi furnizuar qendrat shëndetësore në ato zona ku mund të izolohen.
Lidhur me vijimin e procesit mësimor javën e ardhshme jemi ende për të dalë me një kërkesë dhe po vlerësojmë mundësinë që ndoshta javën e ardhshme aktivitete të ndryshme kulturore që kanë përqëndrim njerëzish të shohim nëse mund ti shmangim”.



​Moti i keq, Emergjencat: Borë do bjerë dhe në zonat bregdetare
"Situata në vend po monitorohet, nuk ka raste të rënda, akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Do të shtojmë masat në ditët në vijim pasi moti do të përkeqësohet, por këto ditë gjithçka ka qenë në monitorim të plotë". Ky ishte raportimi që u bë sot para kryeministrit Edi Rama i cili mblodhi në zyrën operacionale drejtues të institucioneve mbi masat që janë marrë për të përballuar situatën e rënduar të motit.

Shemsi Prençi, Drejtori i Emergjencave Civile u shpreh se, emergjencat Civile paralajmërojnë se reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare. Aktualisht tha ai, sot 1/3 e vendit është e zbardhur.

Sipas Prencit, dy segmente rrugore janë të bllokuara: Bogë- Theth dhe Pjesa e Vermoshit. Ai paralajmëroi se, në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica.

“Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshmë për të përballuar situtatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, evidentoi Prenci.

Nga ana e tij ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se vendi nuk do të kërcënohet nga përmbytjet, por risk mbetet gripi i shpendëve që sipas tij tanimë ka rënë në Greqi.
“ Në Greqi ka shpërthyer gripi i shpendëve, por ne e kemi situatën nën kontroll”, tha Panariti.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u bëri thirrje të gjitha kompanive të kontraktuara për të mirëmbajtur rrugët.
“Deri tani rrugët janë të kalueshme, dhe kompanitë duhet të jenë në gatishmëri të plotë që të mirëmbajnë rrugët sepse temperaturat do të bien më tej. Duhet tua bëjmë situatën sa më të lehtë qytetarëve në këto ditë të vështira”.

Më pas kryeministri Rama kërkoi dhe një raportim nga ministri i Shëndetësisë mbi situatën me virozat e stinës në vend. Kryeministri theksoi se qeveria ka vendosur disa ditë të mbyllë shkollat, kopshtet e cerdhet për shkak të gripit.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno