Çdo ditë në urgjencën e spitalit të Elbasanit kërkojnë shërbim mjekësor nga 150 deri në 170 pacientë të prekur nga virozat dhe gripi stinor. Nga nëntori i vitit që lamë pas numri i vizitave është trefishuar, thotë për Report TV shefi i shërbimit të Urgjencës, Ergys Mici.
"Nga fundi i nëntorit dhjetor dhe tani në janar kemi rritje të fluksit në urgjencë, një nga arsyet koha virale, gripi stinor. Para nëntorit 90 raste në ditë, tani shkon 150 dhe më tepër raste në ditë”. Për 24 orë mund të arrijmë në 150 dhe 170 raste në 24 orë", tha Ergys Mici.
Simptomat janë të ngjashme, temperaturë e lartë, dhimbje muskulare, dhimbje koke e kollë, por mjeku këmbëngul se nuk është covid por grip! Sipas tij, është verejtur se pacientet që e kanë bërë vaksinën e gripit stinor e kalojnë më lehtë.
“Shtimi i gripit sezonal që fillon me temperaturë dhimbje muskolare, kollë, sekrecione, ajo që doja të theksoja rastet që kanë bërë vaksinën janë me simptoma më të lehta.Ndaj gjithë popullata duhet të bëjë vaksinën e gripit sezonal”, tha Ergys Mici.
Dhe për të shfryrë ngarkesën e Urgjencës, mjeku këshillon qytetarët që kanë këto simptoma, të drejtohen në qendra shëndetësore.
“Të drejtohen tek mjeku i familjes, të mos qendrojnë në grupe, të konsumojnë lëngje, vitamina, etc. duke shkuar tek mjeku i familjes ulet fluksi në urgjencë”, tha Ergys Mici.
Distancimi social, që ishte rregulli kryesor gjatë pandemisë së Covid-19 duhet të merret në konsideratë edhe sot nga qyterarët thekson shefi i Urgjencës në Elbasan.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
29.9%
-
Shqipëria
50.4%
-
Barazim
19.7%
Vota total: 127
Lajme të tjera
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit
26 Mars, 12:03
-
Sherr për ujin e pijshëm në Librazhd, 3 persona dhunojnë një të moshuar me lopatë
24 Mars, 14:36
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi
22 Mars, 09:45
-
Papunësia, braktiset qyteti minerar i Prrenjasit! Kryebashkiaku: 10 mijë banorë më pak në 1 dekadë
21 Mars, 16:39
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për të përzgjedhur kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, mes tyre edhe një biznesmen nga Diaspora
19 Mars, 15:42
-
Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër në Librazhd, lëndohen 3 persona! 2 gratë nisen drejt spitalit të Traumës
19 Mars, 13:18
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Boçi: Në Elbasan komunitetit rom e egjiptian po u shpërndajnë ndihma në këmbim të votës! Reagon bashkia: Spekulime të ulëta
18 Mars, 21:26
-
Shqipëria ‘hyn në BE’ nëpërmjet peshkimit, Luca: Lajm i gëzuar miq
18 Mars, 16:29
-
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
18 Mars, 08:57