Qeveria e Groenlandës ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë dëshirën e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më herët se aleanca po punonte për të forcuar sigurinë në Arktik.

Në fillim të një jave kritike për ishullin e madh Arktik, presidenti amerikan riafirmoi interesin e tij për territorin, duke thënë se SHBA-të do ta merrnin atë "në një mënyrë ose në tjetrën".

Presidenti amerikan ka tronditur BE-në dhe NATO-n duke refuzuar të përjashtojë forcën ushtarake për të pushtuar Groenlandën.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, dhe homologu i saj danez, Lars Løkke Rasmussen, do të takohen me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Uashington të mërkurën.

Danimarka, e cila ka theksuar se një traktat i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të zgjerojë ndjeshëm praninë e saj ushtarake në territor, ka thënë vazhdimisht se shpreson të gjendet një zgjidhje diplomatike.

Qeveria e Groenlandës tha të hënën se ishulli ishte “pjesë e mbretërisë së Danimarkës” dhe “si pjesë e komonuelthit danez, anëtar i NATO-s”. Gjithashtu, deklaroi se do të shtonte përpjekjet e saj për të siguruar që mbrojtja e saj të zhvillohej “në kuadrin e NATO-s ”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së

1768315574_groenland.JPG

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen deklaroi se vendi nuk është në shitje, duke iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në ishull.

Nielsen, gatë një konference të përbashkët me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, këmbënguli se nëse Groenlanda do kishte mundësi zgjidhjeje, do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-në.

" Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Groenlanda nuk dëshiron të jetë në pronësi të SHBA-së, Groenlanda nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-ja, Groenlanda nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.", tha ai.

Ora 14:36
Groenlanda, ministri i Jashtëm danez: Bisedimeve do t'u bashkohet edhe zv.presidenti amerikan, JD Vance

1768311830_jdvance.JPG

Zëvendës presidenti amerikan, JD Vance do të marrë pjesë në takimin e nesërm midis ministrave të jashtëm danezë dhe gronlandëzë dhe sekretarit të shtetit amerikan Marco Rubio.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.

Duke folur pas një takimi të komitetit të punëve të jashtme të parlamentit danez, ai tha se JD Vance dëshironte të merrte pjesë në bisedime dhe do t'i priste në Shtëpinë e Bardhë.

Rasmussen u shpreh se Danimarka dhe Groenlanda kërkuan takimin për të diskutuar pas komenteve gjithnjë e më të forta nga zyrtarët amerikanë , përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me ambicien e tyre për të kontrolluar territorin.

Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen shtoi se do të takohet gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte të hënën për të diskutuar "çështje në lidhje me sigurinë në dhe përreth Arktikut" dhe se atij do t'i bashkohet edhe ministrja e jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt.