TIRANE - Në të vërtetë grosistët nuk janë shumë të shqetësuar nga urdhri më i fundit i ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova. Sipas tyre, kjo pasi në shtator pritet të vijë qeveria e re dhe ata kanë shumë shpresa që vendimi për pullën fiskale nuk do të gjejë më zbatim.

“Jo se nuk duam ne, por është një proces i parealizueshëm. Deri tani pulla fiskale ka qenë prodhuar nga qendra kombëtare e barnave, dhe nuk ka arsye përse të mos vazhdojë kështu.

Kështu që ne nuk i trembemi më këtij urdhri të ministrit të Shëndetësisë, pasi shpresojmë në gjetjen e një zgjidhjeje me qeverinë e re”, - na thotë Kastriot zoti, përfaqësuesi i importuesve të barnave në vendin tonë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)