Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një grua ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj duke i bërë presion në mes të rrugës.

Pas agravimit të situatës, janë afruar shumë qytetetarë në trotuar. Më pas kanë mbërritur disa efektivë policie për të bërë të mundur qetësimin e situatës.

“Është një inxhinier, i devotshëm i suksesshëm sa nuk ka ku të vejë”- shprehet një prej qytetarëve të pranishëm në mbrojtje të të moshuarit.

Burri pas situatës ka ndjerë probleme shëndetësore. Ndërsa gruaja është shoqëruar nga policia.