Gruaja e Agron Aliaj:
E hodhën si top futbolli

Në një intervistë të gjatë për “Shqiptarja.com”, Valdetja na rrëfen, jo pa një shtrëngim në zemër, të gjithë atë situatë absurde që iu desh të kalonte në spitalin public që për pak sa nuk i kushtoi edhe jetën koreografit të njohur Agron Aliaj. Por falë një ndërhyrja që ka bërë me datë 23 prill në spitalin privat “Hygeia” dhe shpenzimeve të marra përsipër nga biznesmeni Refik Halili, tashmë gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa so pritet që t’i nënshtrohet edhe një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta lejojë të marrë frymë vetë, pa nevojën e tubave.

Zonja Valdete, si është aktualisht gjendja shëndetësore e profesor Aliaj?
Aktualisht gjendja e tij shëndetësore mund të them pa frikë se është ërmirësuar dukshëm. I është nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore me datë 23 mars, ndërhyrje e cila doli shumë mirë. Kjo ndërhyrje shte shumë delikate, por për fat të mirë kishte dëmtuar vetëm disa rruaza, të cilat mundën të rehabilitoheshin. Mjekët na kanë thënë se gjendja e tij shëndetësorë do të përmirësohet ndjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë, pak ditë më parë, deklaroi se specialistët kishin këshilluar që të mos bëhej një ndërhyrje dhe as të mos lëvizej, pasi çdo gjë mund të ishte me rrezik për jetën?
Cilët specialistë? Ata që na lejuan ta lëviznim nga spitali Ushtarak e ta çonim te Neurokirurgjia. Nëse është kështu pese e lejuan atëherë këtë gjë? Madje e çuan te spitali me një barelë mizerje ku Agroni nuk kishte ku të rrinte në autoambulancë... pa pike kujdesi.

Ju a e morët miratimin e mjekëve të neurokirurgjisë për ta nxjerrë që andej dhe shtruar në një spital privat?
Ne nuk lamë derë pa trokitur për të gjetur një mundësi për ta dërguar jashtë vendit për ta kuruar Agronin. Mjekët e spitalit Ushtarak na dhanë epikrizën dhe na thanë se do të ishte mirë që ta dërgonim jashtë, pasi këtu nuk mund të bëhej gjë. Dhe pas kësaj ne shkuam dhe takuam ministrin e Shëndetësisë. Fillimisht ai na premtoi se do të bënte të pamundurën që ta dërgonte në Milano ose në Francë, por më pas nuk bëri asgjë. Na nxori në takim Pëllumb Piperon, i cili na
tha se do të shikohej mundësia për ta dërguar në Turqi... Por as për këtu nuk u bë gjë, madje ata kishin humbur edhe epikrizën. Më pas shkuam të takonim kryeministrin, por ai na nxori këshilltaren e tij. Ajo na priti mirë, por pastaj nuk ma e hapi më telefonin. Çdo gjë ia kemi bërë vetë, kështu që unë nuk e kuptoj se përse këta thonë gjëra të pavërteta. Me pak fjalë janë sjellë me Agronin si me një top futbolli, kaloje sa këndej andej dhe asnjëri nuk merrte përgjegjësi. Ne madje e kemi takuar edhe doctor Petrelën dhe ai na tha: Po do të shohim, si do të shkojë, sa do të shkojë....Ne nuk mund ta linim në atë gjendje Agronin.

Zonja Valdete, pse vendosët ta sillnit te “Hygeia”? Kishit marrë garanci për jetën?
Shiko, ne, të gjithë si familje kemi kaluar një situatë absurde. Te spitali Ushtarak na lanë në një dhomë të errët, të pisët. Infermieret nuk dukeshin asnjëherë. Madje edhe diabetin ia matja vetë, edhe insulinën ia bëja vetë.. Nga urgjenca na futën gjasme në një dhomë që kishte emrin “dhoma e VIP-ave”, por nuk kish asgjë të tillë. Ne kërkuam për gjithë atë kohë që qëndruam atje një krevat që të ngrihej dhe të ulej. Na e premtuan, por nuk na e sollëm. Madje atë natë që ndodhi aksidenti, shyqyr që m’u ndodhën lekë. Sa kishim marrë pensionin dhe i mora me vete dhe me lekët i mi i bëra skanerin, rezonancën se spitali nuk kish asgjë...Shyqyr që m’u ndodhën madje këto lekë se ku do i gjeja. Pra me pak fjalë ishin njerëz të papërgjegjshëm, ndaj ne nuk kishim se çfarë të prisnim më. Kontaktuam me doktor Solisin dhe ai na këshilloi këtë mjekun grek që edhe e operoi. Ne e dinim që ishte një ndërhyrje me rrezik, por vendosëm që më mirë të merrnim në sy rrezikun që mund t’i vinte nga kjo ndërhyrje kirurgjikale, se sa ta linim në atë gjendje. Agroni po vdiste në spitalin e shtetit.

Pasi e kontrolloi doktori grek, çfarë ju tha për gjendjen e tij?
Dua të them se menjëherë sapo vendosëm ta sillnim këtu, erdhi autoambulanca me një rregull dhe kujdes të paparë. Aty u qetësova dhe mendova: Agroni shpëtoi. I bënë të gjitha ekzaminimet dhe mjeku që e operoi na tha se kjo ndërhyrje duhej bërë që ditën e parë të aksidentit. Ai madje na tha se është gati të na e jape edhe me shkrim se kjo gjendje e rënduar e Agronit ka ardhur pikërisht sepse nuk i është dhënë ndihma e duhur. Ai u katandis dhe merrte frymë me intubim, po vdiste në spitalin e shtetit.

Sa zgjati ndërhyrja dhe a ju kanë dhënë shpresa për shërim?
Ndërhyrja zgjati rreth 3 orë. Ne nuk mund të ëndërrojmë kot, ne jemi të ndërgjegjshëm që ky aksident mund t’i lërë pasoja, por ama ne ia bëmë të gjitha çfarë ishte e mundur. Mjekët na kanë dhënë shumë shpresa. Unë më në fund kam mundur të shkoj në shtëpi dhe të fle, sepse e di që atje të spitali ka kush kujdeset për të dhe këtë e bën jo sepse pret që unë t’i jap ndonjë 10 mijë lekësh (të vjetra), por sepse e ka për detyrë. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme (sot) ai do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje për të hequr tubat me të cilat merr frymë aktualisht. Ata na kanë thënë se pas nja 10 ditësh, kur edhe të qetësohet nga operacioni në shtyllën kurrizore, do të nisin fizioterapinë. Ne tani shkojmë në spital vetëm kur janë oraret që mund ta takojmë, pasi e dimë që është në duar të sigurta.

Po sa u përket shpenzimeve ju ka mbuluar gjë qeveria apo I keni mbuluar vetë?
Jo, me thënë të drejtën të gjitha shpenzimet e deritanishme te spitali “Hygeia”, i ka marrë përsipër një miku ynë biznesmen, Refik Halili. Atij i jemi mirënjohës pafundësisht për këtë gjë. Bashkëshortja e tij më mori në telefon dhe më tha që të flisnim me doctor Solisin pasi shpenzimet do I paguante ai. Unë i thashë: vetëm të gjej një mjek të mirë, pa do shes edhe shtëpinë. Por nuk qe nevoja se të gjitha shpenzimet deri më tani na i ka mbuluar Refiku. Atij i jemi mirënjohëspafundësisht! Sa i përket qeverisë ende nuk ka bërë asgjë. Zhani Ciko na tha se ministri i Kulturës i kish thënë se do na mbulonte një pjesë të shpenzimeve, por deri tani janë vetëm fjalë. Nuk kanë bërë ndonjë gjë konkrete. Ne në fakt e presim një gjest të tillë nga shteti, ministria, pasi Agroni i ka dhënë shumë këtij vendi. Madje edhe ditën që u aksidentuar, ai po dilte nga provat në teatrit e Operas dhe Baletit.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut