Gruaja e argjendarit: Autori të vritet, siç vrau

Gruaja e argjendarit: Autori të vritet, siç vrau
TIRANE- Burbuqe Sinanaj, bashkëshortja e Rrapo Sinanaj, argjendarit që u ekzekutua në muajin Tetor të 2011 në argjendarinë e tij në rrugën "Ferit Xhajko" tregon se Policia e Tiranës është duke u tallur me njeriun e tyre. Sipas saj kjo është hera e dytë që policia, luan me vrasjen e bashkëshortit të saj, pasi në fillim arrestoi si vrasës një Kosovar duke thënë se zbardhi ngjarjen dhe shumë shpejt e liroi. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", Burbuqe Sinanaj tregon se pas vrasjes së burrit, ajo nuk është interesuar më në polici rreth emrit të personave që e ekzekutuan, por interes për këtë çështje kanë shfaqur vetëm dy vllezërit e Rrapo Sinanaj që ndodhen në Vlorë dhe vajza e saj që për momentin është studente. Gjatë intervistës ajo tregon se lajmin e kishte mësuar nga televizori, se vrasësi i bankieres Leonora Kalocit është i njëjtë me atë të burrit të saj Rrapo Sinanaj. Këtë version ajo nuk e beson plotësisht, por thotë se një ditë autori do gjendet i vdekur për shkak se haku do i meret nga dy vllezërit e Rrapos, që ndodhen në Vlorë. Edhe në mos e vrasin këta, ai një ditë do gjendet i vdekur.

Zonja Burbuqe, a jeni njohur ju me lajmin se autori i vrasjes së bankieres, fatkeqësisht ka vrarë dhe burrin tuj?
Po e kam dëgjuar dje në mbrëmje në televizor. Më është dhimbsur shumë vdekja e asaj gruas, por kur dëgjova se vrasëi ka vrarë dhe burrin tim, kam lutur zotin që ai të gjendet i vdekur ose të kapet dhe të varet në litar. Është personi i dytë që po vret. Këto janë jetë të pafajshme që si kanë bërë keq njeriu. Çfarë faj kishte bërë Rrapoja?. Faj është të punosh dhe të shohësh punën tënde, dhe të vijë një kriminel si ai dhe të të vrasi?.

Pasi u njohët me lajmin, keni tentuar të komunikoni me policinë ose ju kanë ardhur policët në shtëpi?
Jo, jo asnjë polic ska adhur. Por dhe ne nuk kemi shkuar pasi skemi më besim tek policia. Ata duket se tallen me njeriun tonë. Na morën në pyetje ato ditët e para dhe më nuk u afruan në shtëpi. Se çfarë ndodhi pastaj unë nuk e di, pasi arrestuan një kosovar. Dy vllezërve të Rrapos, që u interesuan në polici dhe vajzës time që është studente, i thanë që kemi arrestuar një person. Menduan se u vu drejtësia në vend, por më vonë kosovari doli që nuk ishte vrasësi. Pas kësaj u interesuan sërisht vllezërit, por në fakt policia sjepte asnjë sqarim. Kjo është një tallje që policët bëjnë me hallin tonë, pasi arrestojnë njerës për të thënë që ja e zbardhëm vrasjen dhe më pas i lirojnë. Kjo është paaftësi e policisë, pasi tani dalin e thonë që i njëjti autor vrau dhe bankieren.

Ju keni besim te policia, se një ditë ajo do të kapë vrasësin e burrit tuaj?
Pas vrasjes së burrit, mua më ka humbur besimi tek policia, pasi arreston njerës kot dhe më pas i liron. Të njëjën gjë thotë dhe këtë herë. Autorin e vrasjes së bankieres e lidh dhe me vrasjen e burrit tim. Kjo është shumë e rëndë. Si ka mundësi që një vrasës bredh i qetë në rrugët e Tiranës për kaq muaj dhe nuk arrestohet nga polcia. Ku është shteti këtu, fle, çfarë pret që vrasësi të qëllojë ndonjë person tjetër. Ja e vrau, gruan tek banka, iku ajo la fëmijët jetimë, po policia çfarë bën?. Policat kujtohen vetëm kur ndodh vrasja, se më pas harrohen. Që kur mu vra burri, asnjë polic ska ardhur të tregojë si është puna, nuk interesohen fare për jetët e humbura.

Po vllezërit e burrit tuaj e kanë ndjekur privatisht vrasjen e vëllait të tyre Rrapo Sinanaj?
Ata jetojnë në Vlorë. Por herë pas herë kanë shkuar në polici ku janë interesuar se çfarë po bëjnë dhe se kush është autori. Policia si ka thënë asnjë gjë. Vetë janë interesuar në vende që ata i dinë më mirë, por deri tani mua smë kanë thënë ndonjë gjë se deri ku ka shkuar puna. Ata janë betuar që do hakmeren në rast se do e gjejnë emrin e personit, pasi me këtë shtet nuk mund të marësh drejtësi. Atë person që vret, duhet ta vrasësh, mos të të dhimbset fare. Se shihe çfarë po bën ai, nesër mund të vrasë prap dhe pastaj kush e mban përgjegjësinë. Personi që po vret shumë shpejt do vritet vetë ose nga të afërmit e viktimave ose nga vetë shteti, se gjaku me gjak lahet.

Momentalisht vashdoni aktivitetin e argjendarisë?
Jo, s'ka kush ta punojë, unë qëndroj vetë në shtëpi dhe jam e moshuar, vajzën e kam studente dhe skemi njeri tjetër kush ta punojë. Atë e kemi mbyllur që pas vrasjes së burrit. Tani jetojmë me këto dyqanet me qëra që i kemi këto tek shtëpia.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë