Gruaja e bosit meksikan të drogës ‘El Chapo’ arrestohet në SHBA, akuzat që rëndojnë mbi të

Gruaja e bosit meksikan të drogës ‘El Chapo’ arrestohet në SHBA, akuzat që rëndojnë mbi të

Gruaja e El Chapo-s, Emma Coronel Aispuro

Gruaja bosit të drogës në Meksikë Joaquin "El Chapo" Guzman, u arrestua nga autoritetet e SHBA ditën e djeshme e dyshuar si kreu i një grupi trafikantësh.

Departamenti i drejtësisë amerikane bën me dije se ajo është udhëheqëse e një organizate meksikane të trafikut të drogës e njohur si Karteli Sinaloa.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, arrestua ditën e djeshme në në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles, Virxhinia. 

Sipas dokumenteve të gjykatës, Aispuro akuzohet për pjesëmarrje në një komplot për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës në SH.B.A. Për më tepër, Coronel Aispuro pretendohet të ketë komplotuar me të tjerët për të ndihmuar Guzman në arratisjen e tij më 11 korrik 2015 nga Altiplano burg, i vendosur në Almoloya de Juarez, Meksikë. 

Guzman, aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në Neë York për trafik droge dhe pastrim parash.

63-vjeçari është një ish-kryetar i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Coronel Aispuro dyshohet se ishte e përfshirë në planifikimin e një arratisje tjetër nga burgu të burrit të saj para se ai të ekstradohej në SHBA në janar 2017.

Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur