BOSTON- Gruaja e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Teresa Heinz Kerry, 74 vjeçe, është transferuar në spitalin e Massachusetts-it në Boston të dielën. Mësohet se bashkëshorti i tij John Kerry ndodhet me të.
Detaje për natyrën e sëmundjes së Heinz Kerry-t nuk janë bërë publike.
Gjendja e saj është përshkruar si kritike, por “mjekët kanë arritur ta stabilizojnë”.
Zëdhënsi i Kerry-t përmes një deklarate tha se "Familja është mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë”, por ata kërkojnë për privatësi në këtë kohë.
Heinz Kerry është martuar me John Kerryn në vitin 1995 dhe është e njohur për punën e saj filantropike.
Heinz ka lindur në Mozambik dhe flet pesë gjuhë të huaja, dhe punoi si një përkthyese për Kombet e Bashkuara.
Ajo është e njohur edhe për oratorinë e saj e cila mbështeti bashkëshortin e saj gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2004.
John Kerri, aktualisht sekretari i Departamentit të Shtetit ka qenë pesë herë senator dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm të senatit, i cili u maturua gjatë presidencës së John Kennedy-t, që për të ishte burim i vazhdueshëm frymëzimi.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com