Gruaja e Medin Zhegës: Shteti
nuk na ka dhënë asnjë ndihmë
Medin Zhega, ish-trajneri i kombëtares shqiptare që ka bërë krenarë mijëra tifozë, nuk mundet të flasë dhe as të lëvizë për shkak të një hemorragjie cerebrale që e ka paralizuar krejtësisht. Që prej fillimit të janarit ai ndodhet i shtruar në dhomën nr.4 të katit të katërt të neurokirurgjisë, ku po trajtohen nën kujdesin e veçantë të mjekëve.( ne foto Medin Zhega)
TIRANE- Gëzohet pa masë kur i themi se jemi të interesuar për shëndetin e tij. Dhe gëzimin e shpreh jo vetëm me sytë që i shkëlqejnë nga lotët, por edhe me një lëvizje të pakontrolluar të këmbëve. Medin Zhega, ish-trajneri i kombëtares shqiptare që ka bërë krenarë mijëra tifozë, nuk mundet të flasë dhe as të lëvizë për shkak të një hemorragjie cerebrale që e ka paralizuar krejtësisht. Që prej fillimit të janarit ai ndodhet i shtruar në dhomën nr.4 të katit të katërt të neurokirurgjisë, ku po trajtohen nën kujdesin e veçantë të mjekëve. Dhe tek krevati i tij, qëndron gjithmonë, pa u larguar pa asnjë çast që nga Kanadaja, kur edhe e goditi sëmundja, Valentina, bashkëshortja e tij.
Ajo u përgjigjet të gjitha telefonatave dhe i rrëfen të shoqit se kush ishte dhe çfarë i tha. Dhe ai lumturohet për çdo telefonatë.
Në një intervistë për "Shqiptarja.com", Valentina na rrëfen për sëmundjen e bashkëshortit, për kujdesin e stafit dhe vizitat e shumta të miqve, futbollistëve, politikanëve, të gazetarëve dhe mundohet të fshehë pakënaqësinë ndaj shtetit që se ka ndihmuar për asgjë.
Si është aktualisht gjendja shëndetësore e profesor Zhegës? Është pak më mirë, por akoma nuk mund të lëvizë. Mjekët po e mbajnë nën vëzhgim, duke parë e duke bërë.
A ju kanë dhënë shpresa mjekët se mund të përmirësohet? Është ende vështirë të thuhet kjo gjë. Profesor Mentor Petrela që po e ndjek po bën më të mirën, por gjithçka mbetet për t'u parë. Por duke e krahasuar me ditët e fillimit ne sigurisht vëmë re shumë ndryshime për mirë.
A keni pasur shumë vizita këto ditë? Jashtë mase shumë. Na kanë ardhur miq, futbollistë, të afërm, politikanë madje dhe shumë gazetarë. Pardje për shembull ishin një grup i madh gazetarësh që erdhën dhe e vizituan për qejf. Dhe Mediu gëzohet shumë për çdo njeri që vjen e pyet se si është ai.
Po trajtimi në spital si ka qenë? Jemi të kënaqur. Na kanë lënë në një dhomë të veçantë dhe infermieret dhe mjekët na shërbejnë në maksimum dhe për këtë i falenderojmë të gjithë.
Po nga shteti keni pasur ndonjë mbështetje, e kam fjalën që të marrë përsipër kurën, apo ilaçet? Ç'të të them. Njësoj si çdo pacient tjetër. Edhe ne i mbulojmë me paratë tona të gjithë shpenzimet që ka spitali.
Ju keni qëndruar gjithmonë me të? Po sigurisht, që nga Kanadaja dhe këtu. Nuk jam larguar për asnjë moment. Nuk mund ta lë vetëm.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47